VLORË- Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar sot tubimin masiv në sheshin e Flamurit në Vlorë, në përkujtim të festave të nëntorit. Nderkohe po sot nis rrugetimin flamuri kuq e zi drejt Prishtines.
“Duhet te vazhdojme endrren e Ismail Qemalit”- ka deklaruar kreu i saj, Kreshnik Spahiu gjate fjales se mbajtur me kete rast.
Sipas tij, per 99 vite jane ndryshuar territoret e Shqiperise dhe kjo nuk ishte endrra e Ismail Qemalit.
“Në këta 99 vjet ndryshuan territoret. 99-shat e Shqipërisë i bëjnë të 99-tat shqiptarëve. Nuk vazhduan ëndrrën e Ismail Qemalit, kemi kudo shqiptarë që vriten, qeveritare që luajnë kumar, piramida, mafja çka na lë të fundit në Europë. Nuk ishte kjo ëndrra e Ismail Qemalit. Ne jemi sot në këtë rrugëtim. Flamuri kuq e zi nga sot deri në 28 Nëntor 2012 do rrugëtoje drejt Prishtinës. Viti 2012, fundi e ëndrrës së atyre që shkatërruan ëndrrën e shqiptarëve”- tha Spahiu.
Aktivitetet e planifikuara do të shënojnë kulmin e tyre ditën e hënë, që përkon me ditën e 99 vjetorit të Pavarësisë.
“Aleanca Kuqezi është organizuar për të mbledhur mijëra shqiptarë. Qëllimi i kësaj feste është unifikimi i vlerave kombëtare dhe ngjyrave kuqezi”, thanë përfaqësues të AK, duke shtuar se festat janë të shqiptarëve dhe jo të politikës, e në këto raste të gjithë duhet të jenë të bashkuar.
© Panorama.al











