AK, nënave: Mësoni fëmijët që Shqipëria bëhet

Nov 18, 2011 | 10:35

TIRANË- Pas forumit rinor, tashmë edhe aleanca e vajza dhe grave Kuq e Zi.  Aleanca ka njoftuar strukturën e vet më te re me kryetare të përkohshme Florentina Xhekën, e cila sipas AK është një  personalitet i njohur në botën e biznesit.

Në një prononcim për mediat, AK bën me dije se synon depolitizimin e familjeve dhe shoqërisë shqiptare. “Kuqezinjtë janë ndryshe nga forumet e partive politike”- thonë përfaqësues të AK.

Sipas tyre, aleanca u drejtohet me apel nënave dhe grave shqiptare të jenë këmbëngulëse në edukimin e fëmijëve. “Mësojuni fëmijëve që Shqipëria mund të bëhet. Nënat emigrante tu mësojnë fëmijëve shqip”- thonë më tej përfaqësuesit e AK.

© Panorama.al

Te lidhura