PRISHTINE- Aleanca Kuqezi zhvilloi ka mbajtur sot një takim publik në qytetin e Prishtinës. Në këtë takim morën pjesë dhjetëra intelektualë të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët diskutuan për nismën më të re të Aleancës Kuqezi “Një komb, një pasaportë”.
Nën/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë, Kreshnik Spahiu, duke cituar vargjet e Naimit, “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar”, tha se “Shqipëria sot u jep nder shqiptarëve, por shteti shqiptar ua mohon të drejtën për t’u quajtur shqiptarë”
Shqiptarët kanë nevojë për emrin shqiptar pavarësisht se ku jetojnë ata, prandaj shteti duhet t’i pajis me pasaportën shqiptare, tha ai.
Më pas zoti Spahiu u shpreh se në radhët për pasaporta serbët, malazezët, kinezët e shumë e shumë qytetarë të tjerë marrin shumë më shpejt pasaportën shqiptare se sa shqiptarët e Kosovës.
Ai ngriti gjithashtu edhe nevojën për unifikimin e legjislacionit mes dy shteteve, duke theksuar se Kosova duhet t’i largohet legjislacionit sllav.











