Qindra qytetarë kanë pritur përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi në Kurbin, të cilët ndodhen në këtë qytet për të themeluar degën e tyre.
Prej ditësh Aleanca Kuq e Zi ka ndërmarrë një maratonë në të gjitha qytete e Shqipërisë, për të bindur qytetarët që të bojkotojnë pyetjet për etninë dhe fenë gjatë regjistrimit të popullsisë. Një gjë të tillë e kanë pohuar edhe qytetarët laçianë.
Në këtë maratonë, Aleanca Kuq e Zi ka bërë thirrje që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që hoqi fjalën “kombësi” nga Ligji për Gjendjen Civile.











