
PREKAZ- Aleanca Kuq e Zi pas festimeve dhe shpalosjes së flamurit gjigant një ditë më parë në Vlorë ka nisur rrugëtimin e saj drejt Kosovës.
Sot aktivistë të lëvizjes nga të gjitha trevat shqiptare janë ndalur në Prekaz ku kanë bërë homazhe në varrin e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Aktivistët kanë mbajtur në dorë shumë parrulla, ku spikasnin ““Bac kena edhe diçka me kry.” Apo “Bac do e kryjm”. Ndërkaq, flamuri i madh i cili u shpalos një ditë më parë në Vlorë do të mbërrijë nesër në Prishtinë ku do të nisin edhe festimet për Ditën e Pavarësisë.
Prishtina dhe shumë qytete të tjera të Kosovës janë veshur me ngjyrat kuq e zi, në pritje të 28 Nëntorit.
© Panorama.al











