AK: Censusi, rrezik për shkombtarizimin

Sep 22, 2011 | 11:33

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi ben apel per heqjen e vetedeklarimit te kombesise nga formulari per censusin, qe nis ne muajin tetor, duke theksuar se procesi ne kete forme behet nje rrezik i madh per shkombtarizimin. Ne nje forum organizuar sot nga AK me pranine e  intelektualëve, historianeve, juristëve, akademikëve dhe qytetarëve, Aleanca Kuq e Zi publikoi dosierin me fakte, të dhëna dhe informacione të pakundërshtueshme të rrezikut të shkombtarizimit dhe asimilimit të kombit shqiptar.

AK publilkoi edhe liste-prezencen dhe liste-votuesit e Kuvendit te Shqipërise me 07.07.2011 ora 14:08 minuta të pranishëm në votimin e ligjit të Censusit, në të cilën provohet qartë manipulimi në procesin e votimit të këtij ligji nga parlamenti.

“Zyrtarisht sipas kuvendit të shqipërisë në votimin e kryer në formë elektronike kanë votuar 71 deputetë nga të cilët edhe Lefter Maliqi dhe i ndjeri deputeti Gëzim Dibra. Kjo listë-prezencë dhe listë-votimit është tërësisht e falsifikuar, pasi ne publikuam provat e pakundërshtueshme ku dy deputet ndosheshin jashtë vendit, përkatësisht njëri në Itali dhe tjetri në Turqi, këto të faktuara nga biletat e avionit që ne i zotërojmë”- thuhet ne deklarate.

Aleanca Kuq e Zi bën thirrje për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese si i detyrueshem për qeverinë dhe institcionet sdhqiptare. Vendimi i gjykatës Kushtetuese shfuqizoi çdo dispozitë e cila rregullonte ligjerisht ndryshimin e kombesive dhe per rrjedhojë ky konocept duhet të hiqet nga formulari i rregjistrimit të popullsisë.

Aleanca Kuq e Zi deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtëtuese faktoi se projekti grek për shkombtarizimin dhe asimilimin e pjesshëm të kombit shqiptar ishte bërë e mundur nëpërmjet ligjit për gjendjen civile dhe aktualisht me ligjin e Censusit.

 

© Panorama.al

Te lidhura