Ajaksi fiton ndaj Tuentes, shpallet kampion

May 16, 2011 | 11:06

Klubi i Tuentes ka humbur tragjikisht titullin në javën e fundit të kampionatit holandez, pasi është mundur me rezultatin 3-1 nga gjigandët holandezë, Ajaks. Sulmuesi, Sime De Jong, ishte ai që i shoi ëndrrën Tuentes, që për dy vite rresht të shpallej kampione e Holandës. De Jong shënoi dy gola në këtë ndeshje, të parin në minutën e 23-të dhe të dytin në 78-të, po ashtu, futbollistët e Tuentes shënuan dy gola, por një në portën e tyre me anë të Landzat (47′). Ajaks, me 78 pikë, dy më shumë se Tuente, u kurorëzua kampione, dhe pse ishte fare pak i kuotuar.

© Panorama.al

Te lidhura