Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret linjat e reja të Ryanair drejt Liverpool dhe Dublinit

Apr 4, 2026 | 17:49

Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nisjen e operimeve të dy destinacioneve të reja nga Ryanair, që lidhin Tiranën me Liverpool dhe Dublin, duke zgjeruar më tej rrjetin në rritje të destinacioneve të aeroportit.

WhatsApp Image 2026-04-04 at 17.45.34

Të dyja linjat do të operohen dy herë në javë, duke ofruar më shumë fleksibilitet dhe lidhje të përmirësuara me qytete të rëndësishme evropiane.

Çelja e këtyre dy destinacioneve u shënua me evente të dedikuara në aeroport, ku morën pjesë përfaqësues të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, përfaqësues të Ryanair dhe pasagjerë, duke festuar këtë moment të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ajrore dhe mundësive të udhëtimit.

Shtimi i destinacioneve Liverpool dhe Dublin rrit aksesin drejt tregjeve të rëndësishme, duke ofruar më shumë zgjedhje për pasagjerët, frekuenca të shtuara dhe tarifa konkurruese. Këto linja kontribuojnë gjithashtu në rritjen e vazhdueshme të udhëtimeve hyrëse dhe dalëse, duke mbështetur turizmin dhe zhvillimin ekonomik.

Znj. Manjola Kaso, Drejtoreshë e Zhvillimit të Biznesit të Aviacionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh:

“Çelja e sezonit veror 2026 sjell dy destinacione të reja drejt Liverpool dhe Dublin.Liverpool shënon një hap tjetër të rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit tonë dhe forcimin e lidhjeve ajrore me Mbretërinë e Bashkuar, një nga tregjet kryesore të TIA-s me shumë rëndësi për turizmin, por edhe për mbështetjen e diasporës së konsiderueshme nga Shqipëria dhe rajoni.

Dublini është lidhja jonë e parë me Irlandën, duke shënuar kështu hapjen e një tregu krejtësisht të ri. Dy destinacionet reflektojnë kërkesën në rritje për udhëtime dhe partneritetin e fortë që po ndërtojmë me Ryanair.”

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me partnerët ajrorë për të zgjeruar rrjetin e destinacioneve dhe për të ofruar më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët, duke ruajtur standarde të larta operacionale dhe një eksperiencë të përmirësuar për udhëtarët.

WhatsApp Image 2026-04-04 at 17.45.34 (1)

WhatsApp Image 2026-04-04 at 17.45.34

WhatsApp Image 2026-04-04 at 17.45.34 (2)

© Panorama.al

Te lidhura