Adriatik Lapaj: Rama tentoi dy herë bashkëpunimin me mua! Pas refuzimit u hakmor me ligjin e “Avokatit të Popullit”

Feb 5, 2026 | 21:35

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se pas zgjedhjeve të 11 majit ka pasur dy tentativa nga ana e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim politik, të cilat, sipas tij, janë refuzuar nga ai dhe ekipi që drejton.

lapaj

Lapaj tha se pas këtyre refuzimeve, Rama është hakmarrë duke miratuar ligjin e ashtuquajtur të “Avokatit të Popullit”.

Sipas tij, një nga kushtet e vendosura nga “Shqipëria Bëhet” ka qenë që të mos preken drejtuesit e strukturave, ndërsa theksoi se me kryeministrin duhet përballje dhe jo marrëveshje.

“Ka qenë në dy raste tentativa. Herën e parë përgjigjja ka qenë për një minutë. Pas refuzimit, Rama e çoi çështjen në një tjetër nivel, duke keqpërdorur një personazh që prej gjashtë muajsh nuk shkonte në Parlament, por u paraqit vetëm për të votuar një ligj”, u shpreh Lapaj.

Ai e cilësoi Ramën si “hileqar”, duke shtuar se këtë e ka kuptuar gjatë asaj që e quajti “telenovela e verës”, pas zgjedhjeve ku mazhoranca siguroi 83 mandate.

Adriatik Lapaj: Një nga kushtet që vendosëm ne, të mos i qasim kryetarët. Me Ramën duhet përballje. Ai është hileqar, e kam kuptuar kur ndodhi telenovela e verës që ky e stisi, pasi mori 83 mandate dhe pasi dërgoi njerëz të më bindte të bëhesha me të dhe pasi unë refuzova në emër të ekipit që të mos pranoja joshje. Përgjigjia ka qenë herën e parë për 1 minutë.

Ka qenë në 2 raste tentativa. Pastaj ky e çoi në një nivel, mori një personazh e keqpërdori, kishte 6 muaj që nuk shkonte në parlament dhe shkoi të votonte një ligj dhe bëri atë që bëri.

© Panorama.al

Te lidhura