Këngëtari nga Maqedonia, Adrian Gaxha, duket se i ka rënë pak shkurt kësaj here, pasi i është dashur vetëm një këngë për të konkurruar në dy festivale. Në sitin “Nacional Albania” është njoftuar se Gaxha, me të njëjtën këngë që këndoi tek Festivali “MakFest 2013” më datë 13 tetor 2011, ka konkurruar të dielën e fundit në “Kënga magjike” me këngën “Me ty”. Por, siç duket, Adriani këtë këngë nuk e kishte lënë aspak surprizë për festivalin “Kënga Magjike”. Për publikun maqedonas, kjo këngë është bërë e njohur që në datën 13 tetor, ku Adriani mori pjesë në një festival shumë të njohur atje “MakFest 2013” . Madje, në këtë festival ai fitoi çmimin “Best performance”, dhe ndoshta pretendon që të marrë të njëjtin çmim edhe në “Kënga Magjike”. Aq shkurt i ka rënë, sa për këtë përdori përveç të njëjtës këngë, po të njëjtën veshje dhe po të njëjtën koreografi si në festivalin maqedonas. Po përse e ka bërë Gaxha këtë gjë?! Ndoshta ai ka menduar se janë dy festivale në dy shtete të ndryshme dhe ne nuk e dimë si janë rregullat në këto raste. Por ama dimë që një nga rregullat kryesore të pjesëmarrjes në “Kënga Magjike”, është që këngët janë të ndaluara të publikohen diku tjetër para prezantimit të tyre në aty. Në qoftë se ndodh një gjë e tillë, këngëtarët janë të skualifikuar nga gara.











