Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sot pjesë nga dosja hetimore për hakerimin e sistemit në Prokurorinë e Posaçme dhe komunikimet mes të pandehurit Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni.
Siç lexoi Berisha, në komunikimet mes tyre, Zambak Gjoni ka kërkuar informacion nga Arnold Rrokaj për arrestimin e Engjëll Agaçi dhe nëse për të ka ardhur ndonjë fletë arrest.
Sipas komunikimeve, Arnold Rrokaj është përgjigjur duke thënë: “Ja ta shikoj njëherë, por ç’rëndësi ka kush prokuror e ka, nga këta që kam unë, nuk e ka njeri.”
Më tej Berisha është shprehur se personat që hakërruan SPAK, i kanë pasur të ndarë prokurorët të cilit kishin në shënjestër.
Kryedemokrati theksoi Arnold Rrokoja do i raportonte direkt Ramës pasi e kishte numrin dhe do i jepte sihariqin e pare për faqet që kishin hakeruar.
“Përbën një nga krimet më të rënda, implikimi madhor i Edi Ramës dhe kërkoj dorëheqjen e tij urgjente”, tha Berisha.
Berisha: Më 21 shkurt, 10 ditë më vonë, i hetuari Zambak kërkon informacion për arrestimin e Engjëll Agaçi. Pra Engjëll Agaçit i kishte ardhur flet arresti nga autoritetet italiane ose për shkaqe të tjera.
Ndërsa Arnoldi shprehet: Ja ta shikoj njëherë, por ç’rëndësi ka kush prokuror e ka, nga këta që kam unë, nuk e ka njeri.
Nuk e ka njëri nga këta, se këta i paska pasur të ndarë prokurorët që do hakerornin. Unë e kam denoncuar pa pas asnjë dokument dhe kam deklaruar se përfitues nga hakerimi ka qenë Edi Rama, Ergys Agasi dhe një gjykatës, e kam listën e plotë.
Arnold Rrokoja do i raportonte direkt Ramës, e kishte numrin dhe do i jepte sihariqin e pare atij për faqet që kishin hakeruar. Përbën një nga krimet më të rënda, implikimi madhor i Edi Ramës dhe kërkoj dorëheqjen e tij urgjente.
Shikoni se si kreu i organizatës kriminale të ekzekutivit shqiptar, kërkonte të vidhte dokumente sekrete të hetimit vetëm e vetëm që të kontrollonte procesin në mënyrën e tij. E dënoj më ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal dhe kërkoj largimin e menjëhershëm të tij nga detyra.
© Panorama.al











