Topi: Përplasje vizionesh, jo ashpërsi komunikimi

May 3, 2011 | 11:27

TIRANË- Në prag të zgjedhjeve vendore, presidenti i vendit, Bamir Topi ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Parlamentit Rinor.

Gjatë takimit, kreu i shtetit ka përsëritur apelin për zgjedhje sipas standardeve, për të cilat ka thënë se nuk kanë munguar mesazhet.

“Duhet të tregojmë që dimë të bëjmë zgjedhje me standarde”- ka apeluar Topi, duke shtuar se në këto zgjedhje duhet të këtë përplasje vizionesh dhe jo retorika të ashpra.

Ai ka cilesuar si negative mungesen e perballjes mes kandidateve, te cilet sipas Topit duhet te ishin ballafaqur disa here.  “Kjo fushatë iku pa debat të vërtetë mes kandidatëve. Nuk duhet të ketë përballje tifozësh, por kandidatësh. Shohim një përballje të ashpër të stafeve të kandidatëve dhe analistëve të medias”, tha Topi.

Sipas tij, qytetarët duhet të jenë pjesë e zgjedhjeve, pasi cdo qytetar ka kontributin e tij në zgjedhje.

Ndërkohë përafqësues të Parlamentit Rinor kanë ndarë me Topi shqetësimin e tyre për përdorjen e fëmijëve në fushatë dhe për mungesën e projekteve për të rinjtë në programet elektorale.

© Panorama.al

Te lidhura