Gasperini në rrezik, ja alternativat

Sep 16, 2011 | 12:21

Të shtunën, zikaltrit do luajnë kundër Romës dhe, në rast humbjeje, tekniku Gasperini mund t’i bëjë vetë gati valixhet. Ëndrra e presidentit Masimo Morati mbetet Fabio Kapelo, por drejtimin e Interit mund ta marrin edhe njëri ndërmjet Klaudio Ranierit apo Delio Rosit. Më shumë sesa humbjet, presidentit të Interit nuk i pëlqen konfuzioni teknik i krijuar në skuadër. Pasi braktisi skemën 3-4-3, kundër turqve Gasperini provoi skemën 4- 3-3, të cilën pas vetëm 15 minutash e ndryshoi, duke i besuar modulit 4-3-1-2. Por rezultatet nuk u panë. Për këtë motiv, Morati që dje ka nisur të vlerësojë kandidaturat në rast humbjeje kundër Romës. Ëndrra mbetet Fabio Kapelo. Por tekniku i Kombëtares angleze vështirë se mund të vijë në Milano, sepse është i bllokuar nga një kontratë me klauzola të kushtueshme. Pastaj Kapelo nuk mund të largohet nga kreu i pankinës angleze pa siguruar kualifikimin e “Tre Luanëve” në Europianin 2012. Kështu që kandidatët e mundshëm që mund të marrin Interin, mbeten Klaudio Ranieri dhe Delio Rosi. Që të dy këta teknikë për momentin janë të lirë dhe të gatshëm të pranojnë drejtimin e skuadrës zikaltër.

Europa League
Grupi A

PAOK-Totenham 0-0
Shamrok-Rubin Kazan 0-3
Grupi B
Kopenhagen-Vorskla 1-0
Hanover-Standard 0-0
Grupi C
Hapoel-Rapid Bukuresht 0-1
PSV-Legia Varshavë 1-0
Grupi D
Lazio-FC Vaslui 2-2
Zyrih-Sporting 0-2
Grupi E
Beshiktash-Makabi 5-1
Din.Kiev-Stoke 1-1
Grupi F
Paris SG-Salzburg 3-1
Slovan-Ath.Bilbao 1-2
Grupi G
Austria Vjenë-Metalist 1-2
AZ Alkmar-Malmo 4-1
Grupi H
Birmingam-Braga 1-3
Bryzh-NK Maribor 2-0
Grupi I
Atl.Madrid-Sëlltik 2-0
Udineze-Renë 2-1
Grupi J
Makabi-AEK Larnaka 1-0
Steaua Buk.-Shalke 0-0
Grupi K
Fulham-FC Tuente 1-1
Visla Krakovë-Odense 1-3
Grupi L
Anderleht-AEK Athinë 4-1
Shturm-Lokomotiv M. 1-2

© Panorama.al

Te lidhura