21 janari, Ina Rama: Presim ekzaminimet nga FBI

Jan 16, 2012 | 12:07

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme mbetet në pritje të përgjigjeve të laboratorëve të FBI amerikane, për të vijuar me tej me hetimet për 21 janarin.

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ka deklaruar sot se hetimet janë në këtë pikë pritjeje, ndërsa ka shtuar se përgjigjet pritet të mbërrijnë shumë shpejt.

“Jemi në pritje të përgjigjeve që duhet të na vijnë nga laboratorët e FBI të SHBA, për ekzaminimet balistike e të tjera, shpresojmë që do të mbërrijnë shpejt”- tha ajo, duke i quajtur pergjigjet shumë të rëndësishme për t’i dhënë zgjidhje çështjes.

Sipas Rames, deri ne zgjidhjen e ceshtjes do te duhet kohë. “Kjo do te kerkoje kohen e saj për të pritur pjesën dokumentare dhe për ta analizuar dhe për të konsultuar akuzat definitive”- tha Ina Rama, duke shtuar se ne hetim jane edhe mundesite per ndërhyrje në serverin e kryeministrisë.

Opozita akuzon qeverine dhe pushtetin per vrasjen e 4 demonstruesve ne 21 janar, per te cilen kembengul te behet drejtesia.

© Panorama.al

Te lidhura