TIRANE- Gjykata e Larte rrezon vendimin e Apelit dhe rikthen ne burg nje nga gardistet e akuzuar per 21 janarin.
Vendimi eshte marre sot ne Gjykaten e Larte, ku trupa gjyqesore ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së parë të gjyqesorit, e cila kishte dhënë masën e sigurise 30 dite burg për gardistin Sadik Cela.
Gardisti, qe u arrestua fill pas ngjarjeve te 21 janait, kur 4 demonstrues mbeten te vrare, u mbajt në burg përreth 20 dite, por me pas u la i lire, pas apelimit te mases se sigurise.
Ishte Gjykata e Apelit qe rrezoi masen e sigurise arrest me burg per gardistin dhe e la ate te lire. Pas kesaj faze, prokuroria iu drejtua serish gjykates se Larte, e cila sot rrezoi Apelin. Sipas këtij vendimi efektivi i Gardës së Republikës duhet të dërgohet në qeli edhe për 10 dite të tjera.
© Panorama.al











