TIRANE- Gjykata e Lartë ka lene te lire gardistin Gazmend Ahmetaj, akuzuar per vrasjet e 21 janarit, duke rrezuar kërkesën e prokurorisë për rikthimin e tij ne burg.
Ne seancen e sotme, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit dhe të rrëzojë kërkesën e prokurorisë për mungesë provash.
Efektivi i Gardës së Republikës, u cilësua nga prokuroria si një nga pjesëtarët e “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan me armë në demonstratën e 21 janarit, por sipas Gjykates se Larte organi i akuzes nuk e deshmoi nje gje te tille me prova.
Ahmetaj, së bashku me dy gardistë të tjerë, po hetohet në liri si i dyshuar për vrasjet e katër demonstruesve më 21 janar, përballë godinës së Kryeministrisë.
Gjykata e Shkallës së Parë caktoi më 7 shkurt të këtij viti masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30-ditor.
© Panorama.al











