TIRANË- Kryeministri Sali Berisha në përgjigje të deklaratave të vazhdueshme të kreut të PS-së për zbardhjen e 21 janarit, që për pak dit bën 1 vjetorin, ka garantuar se gjithçka do të hetohet.
“21 janari i vitit të kaluar nuk mund të eklipsohej me asgjë, këtë ngjarje të madhe të historisë sonë kombëtare, por si ngjarje e cila synon të përmbysë qeveri legjitime me dhunë, që në një akt të pandodhur 8 dekadat e fundit u përpoq të instalonte një juntë të një grushti njerëzisht që donin mandatet e dyta t’i kishin bazuar mbi dhunën ngjarje e shëmtuar. Rama po flet gjithë këto ditë për këtë ngjarje, unë kam ndërmend të merrem me ngjarjen historike që është një ditë e dashur, një ditë e madhe në historinë tonë kombëtare, por dua t’i them zotit Rama: Mesazhi që të kam dërguar në datën 23 janar të 2011 është dhe do mbetet për mua sa të mbetem në politikë i pandryshuar. Ndaj dhe mund të derdhësh lot krokodili, të bësh cdo gjë mesazhi i 23 janarit, i ka të gjitha ato që duhet të ketë brenda, nuk kam ndërmend të shkoj më tutje, një proces është në vazhdim gjer sot nuk ka asnjë hetim për organizatorët e tij, për mandatprerët që vendosën të kenë mandatin e dytë duke përzënë me zjarr e hunj qeverinë legjitime, e vërteta është që e kam dëgjuar gjithë këto ditë të cirret e zotohet por e garantoj që ngjarja do hetohet. Ata që mendojnë se do ta kapërcejnë pa hetim këtë mashtrojnë veten”- tha Berisha.











