13-vjeçarja dëshmon përdhunimin në Priskë

Sep 2, 2011 | 10:37

TIRANE – Zbardhen momentet e tmerrit të përjetuar nga një 13-vjeçare teksa ka kryer marrëdhënie seksuale me fqinjin e saj nën kërcënimin e një thike. Ngjarja u shënua më 28 gusht të këtij viti në fshatin Priskë të Tiranës. Dy ditë më parë, Gjykata e kryeqytetit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë për 23-vjeçarin Astrit Dervishi, i arrestuar si autor i kësaj ngjarjeje. Gjatë kësaj kohe, gjykata do të administrojë aktet e ekspertimeve mjekoligjore që iu është nënshtruar e mitura. Për Dervishin prokuroria ka ngritur akuzën e “marrëdhënieve seksuale me të mitur”. Në dosjen hetimore të prokurorisë pasqyrohet rrëfimi i së miturës 13-vjeçare, i cili është marrë në prani të prindërve të saj dhe të një psikologeje. “Ajo shpjegon se ishte duke kullotur lopët dhe rreth orës 19:30 ka qenë duke u kthyer në banesë. Gjatë rrugës ka takuar shtetasin Astrit Dervishi, të cilin e njihte dhe më parë, pasi e kishte komshi. Ky shtetas, pasi e ka takuar, e ka marrë dhe e ka veçuar në një vend të veçuar për të mos u parë nga njeri dhe i ka kërkuar që të kryeje marrëdhënie me të. Më pas ai e ka zhveshur nga teshat e poshtme të trupit dhe i ka kërkuar asaj të bindej, pasi me vete kishte edhe një thikë. Ka kryer marrëdhënie seksuale me të dhe në fund të aktit i ka kërkuar asaj të pastrohej, pasi e kishte bërë pis. Gjithashtu, ky shtetas e ka kanosur që të mos i tregonte njeriu për sa kishte ndodhur. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, shtetasi Astrit Dervishi është larguar. Shtetasja 13-vjeçare ka shkuar në banesë e trembur dhe gjendja e saj është diktuar nga familjarët, të cilët, pas insistimit, morën vesh çfarë kishte ndodhur. Kjo shtetase kishte mundur të ndërronte teshat e saj që kishte pasur të veshura në momentin e ngjarjes. Pas marrjes së kallëzimit është shkuar për kontroll në banesën e shtetasit Astrit Dervishi, i cili nuk është gjendur në banesë. Menjëherë kanë filluar kërkimet për shoqërimin e tij në komisariat. Në orët e para të mëngjesit të datës 29.08.2011 është bërë i mundur shoqërimi i së miturës në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku është ekzaminuar. Së bashku me familjarët është shkuar dhe është këqyrur vendi i ngjarjes. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale teshat e vajzës, të cilat ishin të veçuara në një ambient të banesës dhe nuk ishin larë apo pastruar. Është përpiluar vendimi për kryerjen e ekspertimit biologjik të teshave të sekuestruara”, thuhej në dosjen e prokurorisë.

i dyshuari

Astrit Dervishi, me arsim dy klasë, ka precedentë të mëparshëm penalë, po në lidhje me abuzime seksuale. Në korrik të vitit 2007 ai është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, pasi u deklarua i fajshëm për veprën penale të “veprave të turpshme” në dëm të dy vajzave të mitura. Sipas prokurorisë, dy të dëmtuarat e kësaj vepre penale kanë qenë kushërirat e së miturës të datës 28.08.2011, banore të fshatit Priskë.

© Panorama.al

Te lidhura