TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh soidariteti homologut të tij, kreut të Bashkisë së New York-t, Michael Bloomberg.
Në mesazhin e tij, Basha shkruan
I nderuar Kryetar i Bashkisë së New York
z.Michael Bloomberg
10 vjet më parë, e gjithë bota u trondit nga sulmi terrorist në qytetin tuaj. Qytetarët e Tiranës u solidarizuan dhe u bashkuan me dhimbjen e kombit tuaj, si dhe të familjarëve të 3 mijë viktimave. Ne e dimë se ai ishte një sulm ndaj gjithcka që New York përfaqëson, si simbol i sipërmarrjes, kulturës dhe suksesit të lirisë amerikane. Jemi gjithashtu dëshmitarë se pavarësisht dëmit të shkaktuar, sulmi i 11 shtatorit nuk i gjunjëzoi aspak vlerat që ju prezantoni, vlera të cilat janë një model frymëzimi për qytetarët dhe Bashkinë e Tiranës.
Sot, 10 vjet pas 11 shtatorit, jam i bindur se Ju, qytetarët e New York dhe populli amerikan jeni më të fortë dhe keni më shumë miq se më parë. Në emër të qytetarëve të Tiranës, bashkohem me ju në përkujtimin dhe nderimin e viktimave të 11 shtatorit dhe në shprehjen e solidaritetit me familjarët e tyre.
Njëkohësisht shpreh binjen se ky 10 vjetor e gjen qytetin tuaj të mrekullueshëm dhe qytetarët e New York, më të vendosur se kurrë në afirmimin e vlerave që qëndrojnë në themelet e qyteti tuaj, vlera që përbëjnë një frymëzim të kahershëm dhe konstant për Tiranën dhe qytetetarët e saj.
Me respekt
Lulzim Basha
Kryetari i Bashkisë së Tiranës
© Panorama.al











