TIRANË- Nisja e punimeve në sheshin “Skënderbej” nga ana e Bashkisë së Tiranës do të mundësojë lirimin e tij për trafikun publik, privat dhe të këmbësorëve brenda disa javësh. Premtimi vjen nga bashkia kryeqytetase, e cila gjatë një deklarate për mediat njofton se shumë shpejt do të lirohet sheshi, si për mjetet edhe për kalimtarët.
“Aktualisht po shqyrtojnë mundësi për të ndërhyrë në mënyrë afatgjatë dhe krijimin e lehtësirave, kjo do përmirësojë trafikun. Zgjidhja parashikon hapjen e sheshit për lëvizjen e trafikut në mënyrë të kontrolluar duke krijuar gjithë sinjalistikën”- tha sot Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës Taulant Zeneli, duke sqaruar menyren se si do te veprohet.

Mësohet se punimet parashikojnë asfaltimin, por edhe gjelbërimin e sheshit. Asfaltimi do të behet në rrugët ku do kalojë trafiku, që parashikojnë rreth rrotullimin e sheshit.
Ndërkohë rishikimi i planit urbanistik duket se do të japë edhe përgjigjen finale për ndërtimin e xhamisë. Në bazë të këtij rishikimi do të planifikohet edhe ndërhyrja afatgjatë për sistemimin final të sheshit.
© Panorama.al











