Trupat amerikane “Navy Seals” kanë pohuar se Osama Bin Laden është vrarë vetëm 90 sekonda pasi ata kanë hyrë ë shtëpinë e tij.
Ata gjithashtu kanë mohuar se aksioni ka qenë një “mision vrasës” , duke këmbëngulur se shefi i al-Kaedës do të ishte kapur i gjallë nëse ai nuk do të kishte marrë menjëherë armën e tij, një AK-47.
Bin Laden u vra në sulm nga ekipi “Navy Seal 6” pasi gruaja e tij doli përpara tij.
Chuck Pfarrer, një ish-komandant i ekipit, ka folur për një libër, lidhur me anëtarët e tij të ekipit për sulmin e muajit maj në Abbottabad, Pakistan.
Ai tha: “Nëse do të ishte një “mision vrasës” atëherë nuk do të kishte nevojë që ne aksion të shkonte skuadra “Navy Seals 6”, do të duhej vetëm një kuti me granada.”
© Panorama.al











