TIRANË- E vënë në qendër të akuzave për çështjen e video përgjimit ‘Meta-Prifti’ dhe si një organ që mbështet politikën e rrugës, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Ina Rama ka deklaruar sot se pret drejtësi nga Gjykata e Lartë.
Në përgjigje të interesit të medias, për këtë cështje, Ina Rama ka theksuar se prokuroria e ka bërë tashmë detyrën e saj në këtë çështje.
“Ne nga Gjykata e Lartë presim të japë drejtësi. Ne e kemi bërë prezent qëndrimin tonë e kemi konkluduar në pretencë, është ajo që mendojmë se është e drejtë. Tani fjala e fundit i takon Gjykatës, është ai organ që jep drejtësi”- tha ajo.











