“Lëvizjet kundër censusit, faqezeza”

Sep 16, 2011 | 11:50

Në prag të fillimit të regjistrimit të popullsisë dhe banesave, Kryeministri Sali Berisha akuzoi  “Aleancën Kuq e Zi’, si lëvizje të politizuar dhe faqezezë. Deklaratat e shefit të qeverisë u bënë gjatë inagurimit të qendrës së përpunimit të të dhënave për censusin të ngritur pranë INSTAT-it. Sipas kryeministrit regjistrimi është një nga proceset me dinjitoze që do të kryet në vend. “Disa qëndrime të përshtatura nga grupe ndaj regjistrimit janë atavike. Dua të theksoj këtu se në një shoqëri të lirë, grupet, njerëzit, organizatat kanë të drejtë të kenë qëndrimet e tyre. Kanë të drejtë ti shpallin ato pa asnjë lloj kufizimi. Por kur këtë e bëjnë institucione të cilat në ligjin dhe kushtetutën e vendit janë të depolitizuar, kjo lëvizje nuk mund të quhet ndryshe veçse lëvizja faqezi”, tha kryeministri. Ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi përmendi arsyen pse Shqipërisë i duhet ky census. Sipas tij, kjo do të ndihmojë për të pasur të dhëna të plota demografike, çka do të sjellë më pas politika të mirëfillta në shërbim të komunitetit. “Censusi është një prices që ndodh në të gjitha vendet. Për arsye se statistikat kombëtare luajnë rol të rëndësishëm dhe në vendimmarrje sidomos kur janë objektive. Ne mendojmë së të dhënat cilësore sigurojnë që vendimet publike të jenë të saktë e të kujdesshëm në analiza dhe të jenë, kjo është arsyeja që BE po investon për statistikat në Shqipëri”, tha Ettore Sequi.

© Panorama.al

Te lidhura