TIRANE- Kandidati i “Aleancës për qytetarin”, për Bashkine e Tiranës, Lulzim Basha tha sot se nuk do të lejojë që politika të vendosë për Tiranën, ndërsa oferta e tij është respekt total për pronën private dhe fitim maksimal të hapësirave publike.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Basha tha se partneriteti me qeverisjen dhe sektorin privat do të sjellëinvestime në Tiarnë. Sipas tij, qeverisja duhet të investojë në Tiranë, pasi unaza e Tiranës është edhe e vendit.
Ai tha se do të ushtrojë presion mbi qeverisjen vendore, për kthimin e Tiranës në qytetin më të lakmueshëm në vend.
Basha prezantoi disa nga idetë e tij për Tiranën, përfshirë punësimin, kthimin e hapësirave të gjelbërta, taksat apo investimet në infrastrukturë.
Basha theksoi se gjatë fushatës ai nuk ka ndërmend të merret me kandidatin tjetër.
“Unë jam i përqëndruar tek oferta ime për Tiranën”- tha ai.
Diskutmin Basha, po e zhvillon në forumin “Iniciativa për Tiranën” ku u promovua sot botimi i punimeve të këtij forumi me titull, “Iniciativa për Tiranën: ide për qytetin”.
Rreth orës 17:00 ka nisur takimi ku marrin pjesë intelektualë të Tiranës si dhe një panel me gazetarë, të cilët do t’i drejtojnë pyetje kandidatit të pranishëm Lulzim Basha.
Organizatorët e këtij forumi bënë një thirrje publike për një debat të hapur, me pjesmarrjen e të dy kandidatëve.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule theksoi faktin se kjo iniciativë është një dukuri pozitive, e cila do të vijë duke u konsoliduar, nga e cila do të merren frytet. Kule u shpreh se do të duhej dhe një format tjetër i ngjashëm dhe për qeverisjen vendore.
Takimi po vazhdon ku kandidati i “Aleancës për qytetarin” Lulzim Basha, po i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.
© Panorama.al











