Butler: Anulimi i vizitës nuk tregon mosangazhim

May 20, 2011 | 14:01

Anullimi i vizitës së kreut të Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso dhe komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle nuk tregon mosangazhim te BE-së ndaj Shqipërisë. Gjatë konferencës së përditshme për shtyp, zëdhënësja e Fyle, Natasha Butler tha se Barroso dhe Fyle po monitorojnë më shumë kujdes situatën në Shqipëri.

Ajo e vuri theksin tek Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve si një institucion i pavarur i cili duhet të shpallë pa asnjë vonesë rezultatet, pasi sipas Butler nuk mund të ketë dy rezultate per zgjedhjet.

“KQZ duhet të luajë rolin e tij në garantimin e kuadrit ligjor. Në këto momente i kemi sytë tek transparenca e procesit dhe në veçanti tek KQZ. Ai është një institutucion  pavarut, dhe është shumë e rëndësishme që ky proces të jetë transparent”- tha Butler.

Po e monitorojme procesin, ore pas ore, tha Butler.

© Panorama.al

Te lidhura