“Asanzh”, tensione diplomatike për Londrën

Aug 22, 2012 | 13:31

Çështja e ekstradimit të themeluesit të “WikiLeaks”, Julian Asanzh në Suedi, po krijon tensione diplomatike për Londrën. Gjykata londineze vendosi të mbështesë kërkesën e prokurorëve suedezë për ekstradimin e tij në këtë vend, ku akuzohet për sulme seksuale që në muajin qershor. Prej atëherë, Asanzh është strehuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku javën e kaluar iu miratua kërkesa për strehim politik në vendin afrikan. Asanzh i ka mohuar akuzat për sulme seksuale. Ai beson se pas ekstradimit në Suedi fshihen SHBA-të, të cilat mund ta akuzojnë për spiunazh për publikimin e kabllogrameve sekrete diplomatike amerikane, të cilat tronditën diplomacinë mbarëbotërore. Zyrtarë në SHBA e kanë cilësuar këtë vetëm një pretekst për të hequr vëmendjen nga akuzat seksuale. Asanzh iu adresua javën e kaluar mbështetësve të tij nga ballkoni i Ambasadës, duke falënderuar Ekuadorin dhe vendet e tjera të Afrikës Jugore që e kanë mbështetur atë. Britania këmbëngul se ka detyrim ta ekstradojë Asanzh në Suedi dhe ka kërkuar një “zgjidhje diplomatike”, duke e bërë të qartë se Asanzh do të arrestohet nëse del nga muret e ambasadës. Presidenti i Ekuadorit, Rafael Korrea, tha se Britania do të kryente një “vetëvrasje” diplomatike në rast se tenton të hyjë brenda mureve të Ambasadës së vendit të tij.

© Panorama.al

Te lidhura