“Aldo Hoxha u arrestua poshtë krevatit”

Aug 15, 2012 | 14:55

Aldo Hoxha

Aldo Hoxha, i akuzuari i Prokurorisë për vrasjen e Fatbardha Tafës gjatë tentativës për t’i vjedhur një varëse floriri, do të qëndrojë në “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata e Tiranës pranoi dje kërkesën e Prokurorisë për “kyçjen” në qeli të 20-vjeçarit të dyshuar si autor i vrasjes së ndodhur pasditen e 7 gushtit pranë Fushës së Aviacionit në kryeqytet. Nga qelia e sallës së gjyqit, i dyshuari Hoxha mohoi të kishte lidhje me ngjarjen. I paraqitur në Gjykatë me pantallona të shkurtra, bluzë sportive dhe atlete, i dyshuari tha: “S’kam qenë fare.

Nuk kam lidhje fare. Nuk kam bërë gjë. Ata duhet ta njohin personin, përderisa janë përleshur me të”. Hoxha mohoi edhe relatimin e gjyqtarit Neritan Cena, që sipas Prokurorisë, një fije floku dhe djersa në një kapele të marrë nga vendngjarja i përkiste të dyshuarit. “S’ka mundësi”, tha Hoxha. Më herët, gjykata u njoh me versionin e Prokurorisë për ngjarjen. Sipas akuzës, prova “kyç” e dosjes është një qime floku e gjetur në një kapele të marrë në vendngjarje. Referuar analizave të ADN-së, sipas akuzës…

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gaztes, Panorama)

Hetimet për bashkëpunëtorin dytë të Aldo Hoxhës

TIRANE – Policia dhe Prokuroria e kryeqytetit, pas arrestimit të Aldo Hoxhës, i cilësuar si dorasi i vrasjes së Fatbardha Tafës, janë duke vazhduar hetimet për bashkëpunëtorin e 20-vjeçarit. I dyshuari ditën e ngjarjes ka vepruar me një motor që drejtohej nga një shtetas tjetër, i maskuar me një skafandër në kokë. Sipas Policisë, bashkëpunëtori nuk ka zbritur nga motori, por ka qëndruar i gatshëm për të nisur mjetin që Aldo Hoxha “të mbaronte punë”. Për vetë rolin që ka pasur në ngjarje, personi i dytë nuk është ekspozuar shumë për të lënë edhe provat në vendin e krimit. Hetuesit kanë marrë në pyetje Aldo Hoxhën, por duke qenë se ai nuk pranon implikimin në ngjarje, nuk ka dhënë as shpjegime për bashkëpunëtorin e mundshëm. Pak ditë më parë, gjatë një vizite ngushëllimi tek familjarët e Fatbardha Tafës, ministri i Brendshëm Flamur Noka deklaroi se policia është pranë identifikimit të autorit të dytë të ngjarjes së ndodhur tek ish-Fusha e Aviacionit në kryeqytet.

ARMAND BAJRAMI

© Panorama.al

Te lidhura