Prokuroria: Prendi qëlloi 11 herë, vrau Faik Myrtaj

Jan 23, 2012 | 16:56
Komandanti i Gardes Ndrea Prendi

TIRANË-“Nga arma personale e shtetasit Ndrea Prendi, pistoletë tip Beretta e kalibrit 9 mm dhe me numër P 52 79 6Z, janë realizuar 11 qitje në drejtim të turmës. Një nga predhat që është qitur nga arma e shtetasit Ndrea Prendi, ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj. Predhat e tjera të qitura prej tij janë gjendur në pemët dekorative dhe në muret e zyrave të UNHCR.”

Kështu u shpreh kryeprokurorja, Ina Rama në konferencën e paralajmëruar për gazetarët, ku ishte e shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu.

Ina Rama tha gjithashtu se Prokuroria pas rezultateve të marra nga ekzaminimet e bera nga FBI, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”,  të shtetasve Ndrea Prendi, me detyrë komandanti Gardës së Republikës, Margarit Kume, me detyrë shofer i komandantit të Gardës së Republikës dhe Armando Kasaj , me detyrë specialisti IT në Këshillin e Ministrave.

Sipas kryeprokurores,  shtetasi Ndrea Prendi, për të shmangur zbulimin e vrasjes, duke përfituar nga detyra që mban, ka ndërruar tytën e pistoletës së tij, me tytën e pistoletës së personit tjetër nën hetim, shtetasit Margarit Kume. Njëkohësisht ai ka dëmtuar mekanikisht gjilpërën goditëse të pistoletës së tij, duke patur si synim që nëpërmjet dëmtimit të saj të bënte të pamundur që ekspertët të evidentonin se gëzhojat e gjetura në vendngjarje ishin qitur nga arma e tij

Sipas prokurorise, kjo është dhe arësyeja që shtetasi Margarit Kume, me detyrë shoferi i Komandantit të Gardës, procedohet për krimin“Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Prokuroria njoftoi gjithashtu se ka hetuar edhe në drejtim të fshirjes së pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë të Këshillit të Ministrave.

“Ekzaminimet më të specializuara të lobaratorëve të FBI-së, konfirmuan përtej çdo dyshimi se në datë 21.01.2011, nga ora 19:24’deri 19:36’, nga pajisja regjistruese e këtij sistemi, janë kopjuar të dhënat e regjistruara duke i hedhur në një pajisje të jashtme, (që mund të jetë Hard Disc, USB, DVD dhe DVD-Writer). Në momentin që kanë ndodhur ngjarjet, kanë qenë në punë 11 kamera, të cilat kanë qenë të programuara të kryejnë filmime të cilësisë së lartë. Filmimet e regjistruara nuk u vunë dhe janë vënë ende në funksion të hetimit të Prokurorisë, dhe në dt. 22 janar 2011, ora 00.51, pajisjes I është bërë formatim të Hard Diskut duke fshirë kështu çdo regjistrim që kish bërë deri në atë kohë (përfishrë dhe filmimet e ngjarjeve gjatë protestës).”- tha ndër të tjera Ina Rama.

Ne baze te ketyre hetimeve,  eshte kerkaur masa me “arrest me burg” për shtetasin Armando Kasaj, si specialist përgjegjësi IT, i cili teknikisht ka kryer veprimet e mësipërme, në funksion të pengimit të zbulimit të së vërtetës.

Me heret, gjykata pasi ka vleresuar kerkesen e akuzes ka vendosur “arrest shtëpie” dhe jo arrest me burg për ta. Prokuroria e Pergjithshme tha se do te ankimohet vendimi, pasi sipas saj, nisur nga pasojat tepër të rënda të veprimeve të këtyre personave, ata konsiderohen me rrezikshmëritë lartë.

Lidhur me vrasjen e protestuesit tjeter, Aleks Nika, Ina Rama tha se nga demtimi i tepert i plumbit te gjetur ne trupin e protestuesi ende nuk eshte bere i mundur identifikimi i armes nga e cila ka dale. Hetimet per kete po vazhdojne tha ajo.

Ne qeli per ngjarjen ne fjale aktualisht eshte vetem efektivi i Gardes, Agim LLupo.

Zhvillimet e sotme vijne vetem pak dite pas mberritjes se pergjigjeve me ekspertizat balistike nga ana e FBI amerikane. Ne hetim, prokuroria deklaroi se ishin edhe nderhyrjet e dyshuara ne serverin e kryeministrise.

 

© Panorama.al

Te lidhura