Zbulohen prapaskenat, Donald Lu takim me 3 partitë para heqjes së mandatit të 2 deputetëve

Jan 7, 2018 | 15:30
SHPËRNDAJE

FATION BINJAKU/ Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka vlerësuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të dy deputetëve, Aqif Rakipit të PDIU-së dhe Gledjon Rehovicës së LSI-së.

Ambasadori-amerikan-Donald-Lu-e1450171888634

Dje, në një reagim të shkurtër për mediat, Ambasada Amerikane e ka quajtur si pozitiv vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe si një provë për zbatimin e procesit të dekriminalizimit.

 

PRAPASKENAT

Për rastin e dy deputetëve, për të cilët Prokuroria e Përgjithshme kërkoi më 26 dhjetor të vitit 2017 heqjen e mandateve, vetë ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, ka zhvilluar një takim informal me tre përfaqësuesit e partive politike në Shqipëri.

Në takimet e veçanta, Lu mësohet të këtë kërkuar nga drejtuesit e partive kryesore, që të zbatojnë ligjin e dekriminalizimit, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë.

Vendim, që u materializua dje me votimin në një zë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në KQZ.

QENDRIMI I SHBA

Në qëndrimin zyrtar të Ambasadës Amerikane theksohet se procesi i dekriminalizimit, i nisur që në vitin 2015, ka filluar të zbatohet dhe do të vazhdojë në Shqipëri.

“Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e sotëm (djeshëm) nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’iu hequr mandatet Aqif Rakipit dhe Gledjon Rehovicës. Ky vendim është provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit, filluar në dhjetor 2015, vazhdon në Shqipëri”, thekson njoftimi zyrtar i Ambasadës së SHBA.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura