“Vuante mungesën e nënës së saj”- Flet i afërmi i 12-vjeçares që u vetëvar: Në 5 vite vetëm njëherë e takoi! Pavarësisht lutjeve të babait, e ëma e të miturës refuzoi të…

Aug 22, 2023 | 21:41
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Pogradec, ku një 12-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës ndërsa është gjetur e vetëvarur në një kasolle afër banesës.

Collage Maker-22-Aug-2023-08-24-PM-503

Lidhur me ngjarjen, ka reaguar një i afërm i vajzës i cili ka treguar se vajza kishte vite larg nënës së saj pasi prindërit i kishte të divorcuar. Këtë verë pas 5 vitesh ishte takimi i tyre i parë gjë që mendohet të ketë rënduar psikologjisht vajzën e cila vuante mungesën e nënës së saj.

Ramazan Cela: Në orën 2 më merr vëllai në telefon dhe më thotë kështu, kështu, ajo mbesa është varur. Çfarë thua i thashë, se nuk kishte ndonjë gjë të ankoheshe se ishin familje e mirë. Duheshin, i mbante mirë.

E kishte gjetur gjyshja bashkë me njerkën, ato e kishin kërkuar se kishin prerë njëcik dushk për kecat, kur ajo ishte varur atje ku i shtihet dushk kecave.

Jetonte me babain me të njerkën. Shkonte në klasë të 7 më duket, mësonte ishte shumë e mirë, pa probleme. Unë nuk e di çfarë mund ta ketë shtyrë, nuk jam në brendësi unë kur e mora vesh më erdhi shumë keq ,thashë po si…se nk dëgjonim gjë të grindeshin.

Them ngaqë kishte nënën të larguar, e takoi vetëm 1 herë këtë behar, ka 4-5 vjet e larguar, këtë behar para dy muajsh e takoi, e kërkoi.

Nuk e di ka ikur, ju lut babai i vajzës për ta marrë po ajo nuk donte, jo nuk jetoj këtu, çupën vetëm këtë behar, vetëm 1 herë e ka takuar dhe kaq.

Ndihem shumë keq. Nuk ka pasur asnjë shqetësim, shkonte për bukuri, nuk i ndihej zëri fare. Me vëllezërit dhe motrat e tjera shkonte mirë. Nuk mendoj të jetë ndikuar nga ndonjë gjë tjetër, i shkonte mendja tek e ëma, edhe këta e donin e kanë rritur.

Gjyshi dhe gjyshja e donin shumë, ata bënë çmos që e mbajtën ta rrisnin me shumë dashuri mirëpo ja që sdel, s’vete atje ku duhet.”

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur këtë mesditë (22 Gusht) në fshatin Buzaishtë të njësisë administrative Velçan në Mokër. 12-vjeçarj u gjet e varur në kasollen pranë banesës së saj nga gjyshja, cila lajmëroi më pas policinë.

Vajza jetonte me babain, njerkën, gjyshen dhe fëmijët e tjerë që babai i ka nga martesa e dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura