Vritet me dy plumba në kokë 35-vjeçari, zbulohen pistat që po heton policia

Dec 18, 2017 | 10:24
SHPËRNDAJE

Një vrasje e tipit mafioz ka tronditur Shkodrën paraditen e së dielës. Angjelin Shkambi është gjetur i vdekur në makinën e tij pranë varrezave në Stom Golem, me dy plumba në kokë dhe një në kraharor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, kur policia është njoftuar nga kalimtarët e rastit për praninë e një personi pa shenja jete në automjet.

Pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, trupi i 35-vjeçarit u gjet i pajetë në makinën e tij tip “Benz” me targë AA 275 BF. Sipas Policisë, Shkambi është qëlluar me tri plumba, dy në kokë dhe një plumb tjetër në shpatull.

ilustruese-vrasje-700x485

Autori i kësaj ngjarje, sipas Policisë së Shkodrës, e ka qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt duke e lënë të vdekur në vend. Nga rindërtimi i ngjarjes, grupi hetimor thotë se, Shkambi kishte ndalur makinën e tij në hyrje të varrezave të Stom Golemit dhe aty ka nisur të bisedojë me autorin e ngjarjes.

Dyshohet se të dy këta persona, të cilët kishin njohje të mëparshme me njëri-tjetrin, nuk kanë arritur që të gjejnë gjuhën e përbashkët për problemet e tyre, gjë e cila ka bërë që autori ta qëllojë me armë zjarri në befasi 35-vjeçarin.

Sipas burimeve, ekzekutimi i Shkambit mendohet se është bërë jo në vendin ku u gjet në makinën e tij, por disa metra më në brendë- si të varrezave, ndërsa është ende e paqartë se si makina me viktimën brenda është gjetur rreth 25-30 metra më përpara. Nisur nga fakti se xhami i derës së shoferit është gjetur i thyer, dyshohet se autori e ka qëlluar Shkambin në momentin kur automjetin e kishte ndaluar me frenat e këmbës dhe pas vrasjes, automjeti ka lëvizur në gjendje të lirë.

Autori, pasi ka kryer vrasjen është larguar me shpejtësi, ndërsa një kalimtar i rastit ka njoftuar policinë teksa ka parë viktimën dhe xhamin e thyer në anën e tij te dera e makinës. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti grupi hetimor i policisë dhe një prej prokurorëve të Prokurorisë së rrethit gjyqë- sor Shkodër, duke bërë veprimet e para mbi këtë ngjarje. Ende është e paqartë se si është gjendur 32-vjeçari, që u gjet i vrarë tek varrezat e qytetit në Stom Golem.

DYSHIME PËR PAZARE DROGE

Sipas burimeve policore, kjo vrasje dyshohet se ka ardhur për një pazar droge mes viktimës dhe disa personave të tjerë. Shtetasi Angjelin Shkambi rezulton se është arrestuar nga Policia e Shkodrës më 16 prill të këtij viti, në kuadër të operacionit “Early Spring”. Gjatë këtij operacioni, policia arrestoi fillimisht 17 persona, ndërsa Shkambi u shpall në kërkim. Grupi i kapur në atë kohë u akuzua si autor i parcelave me afro 100 mijë rrënjë cannabis sativa të asgjësuara nga forcat e policisë në kohë të ndryshme. Pjesa më e madhe e të akuzuarve u lanë me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Edhe Angjelin Shkami fillimisht u la me masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, por pas pak kohësh, gjykata ka lehtësuar masën e sigurisë për 35-vjeçarin duke e lënë të lirë me “detyrim paraqitje”. Shkambi, përfundimisht, nuk i kishte mbyllur ende punët me drejtësinë, por lëvizte i lirë. Në këtë mënyrë, dyshimet kryesore të policisë, sipas burimeve, janë se vrasja është bërë për shkak të pazareve të drogës. Pas arrestimit të 17 personave dhe Shkambit mes tyre mund të kenë nisur konfliktet duke sjellë vrasjen pas afro 8 muajsh.

Në të gjithë zonën ku ndodhi vrasja, Policia e Shkodrës ngriti grupe kontrolli, por pa mundur të bien në gjurmët e autorit. Po ashtu edhe në hyrje-daljet e qytetit, policia ka ushtuar kontrolle për kapjen e ndonjë personi të dyshimtë për vrasjen e Shkambit. Të angazhuar janë edhe grupet e FNSH-së së Shkodrës si dhe dhjetëra efektivë policie, por edhe agjentë terreni për të arritur identifikimin dhe më pas arrestimin e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura