Vrasja e ish-bankierit Italian në sy të bashkëshortes, arrestohet bashkëpunëtori i dytë i shqiptarit. Si e “tradhëtoi” xhupi

Jul 19, 2021 | 11:59

vrasjaaa

Dy ditë pas vrasjes në Leçe të ish-bankierit Italian teksa tërhiqte para në ATM, është arrestuar një person tjetër, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i shqiptarit Paulin Meçaj.

Në prangat e policisë ka rënë Andrea Capone, 28 vjeç nga Tricase. Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në Lequile, në zonën ku ndodhi dhe vrasja.

Sipas mediave italiane, ai u identifikua nga xhupi që kishte lënë pas në vendin e krimit. Mbrëmjen e vrasjes, Capone e hodhi xhupin e errët në një pus e cila u gjet më pas nga forcat zjarrëfikëse.

Autoritetet italiane e identifikuan 28-vjeçarin pasi ai kishte shpërndarë në rrjete sociale foto me xhupin që u gjet në vendngjarje.

Vrasja ndodhi tre netë më parë në Leçe në zonën e Lequile. Ish-bankieri Italian, i shoqëruar nga bashkëshortja po tërhiqte disa para nga një ATM.

Ai u sulmua nga dy persona të cilët kishin maska antiCOVID dhe më pas u qëllua nga njëri prej tyre. I dyshuari kryesor i vrasjes është shqiptari Paulin Meçaj i cili akuzohet se ka qëlluar dy herë drejt 69-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend.

© Panorama.al

Te lidhura