VIDEOLAJM/ Deputetët socialist i dhurojnë kapelën me ngjyrat e Tiranës zv.kryeministrit Braçe. Ja çfarë ndodhi sot në Kuvend

Jul 30, 2020 | 11:12

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka postuar një moment ‘pikant’ nga seanca e Kuvendit, teksa deputetët socialist, tifozë të skuadrës së Tiranës i kanë bërë një dhuratë simbolike zv.kryeministrit Erion Braçe, me rastin e shpalljes së ekipit kryeqytetas si Kampion.

Socialistët i kanë dhuruar Erion Braçes një kapele me ngjyrat e Tiranës dhe këtë ja kanë dhënë gjatë seancës plenare në Kuvend.

Në video dëgjohet teksa deputeti Ervin Bushati thërret “Forca Tirona”. Ndërkohë që Braçe i njohur si tifoz i flaktë i Partizanit e ka pranuar këtë dhuratë simbolike, teksa ka përplasur dhe ‘grushtin’ me deputetin Xhemal Qefalia.

Ndërkohë që Balla shkruan mesazhin e tij:  “Forca Tirona! Edhe Erion Braçe pranon dhuratën e tifozave të Tironës në Grupin tonë, Xhemali, Sadi, Ervini e plot të tjerë. Tirona kampion për ? vjetor!”.

Brace dhurata Qefalia, Tirona

© Panorama.al

Te lidhura