Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka rënë ‘pre’ e portaleve pas fjalës së saj të mbajtur në Kuvend.
Ajo është shprehur se: “financimi i blerjes së votës është një operacion kapilar që fillon shumë më parë se dita e zgjedhjeve.
Ashtu si shumë kohë para Makiavelit, një mëndje tjetër e ndritur e Lindjes së Largët dhe strategjisë thoshte se “fitimtari e fiton luftën shumë më parë sesa të zbresë në fushën e betejës. Sepse në fushën e betejës luftën e betejës luftën kërkon ta fitojë vetëm humbësi. Me një situatë të tillë zonja dhe zotërinj mund të bësh fushatë jo një muaj por edhe një vit”.
Por të shumtë kanë qenë portalet dhe faqet që kanë keqinterpretuar fjalën e deputetes demokrate. Në një postim të saj “Lolita” shkruan: “Makiaveli, një mendje e ndritur e lindjes së largët”…Kështu është kur fjalimet t’i shkruan copy paste nga google Alfred Lela dhe ngatërron Konfucin me me Makiavelin”.
Në fakt demokratja Duma është shprehur se: “..ashtu si shumë kohë para Makjavelit, një mëndje tjetër e ndritur e Lindjes së Largët…”.
Ndërsa lidhur me këtë keqinterpretim të fjalës së Dumës shumë qytetarë kanë reaguar madje dhe vetë Alfred Lela. Ai me anë të një statusi në “Facebook” shkruan: “Lolita, nje faqe (e zeze) Facebook-u, maske gri per kater a pese vete (deri ketu u shkon pasiguria, sa futen pese vete ne nje pale breke si frikacake lehabuçe qe jane, burra e gra) me paska kushtuar nje status. Ma veshin mua fjalimin e Grides. Epo, selam sharabajgave ne gabimin e tyre: çka dashur te citoje Grida, nuk eshte as e Makiavelit florentin dhe as e Konfucit kinez, siç shkruajne Loqitat. Eshte e nje tjeter ‘artisti lufte’, Sun Tzu-se”.
Ndërkohë lidhur me këtë situatë kanë reaguar dhe shumë qytetarë të tjerë të cilët i shkruajnë:












