VIDEO/ Skënderbeu “hakmerret” me poker ndaj Laçit, Soue sërish dopietë

Mar 4, 2018 | 15:55
SHPËRNDAJE

Skënderbeu ka shkatërruar Laçin në ndeshjen e javës së 23-të të Kategorisë Superiore duke e mposhtur me rezultatin 4-0. Serinë e golave për korçarët e hapi mbrojtësi Fidan Aliti, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Ali Soue.

Skenderbeuft

Për të përmbyllur sfidën mendoi sulmuesi i ri, Blerim Krasniqi, i cili vetëm 5 minuta pasi u hodh në fushë, realizoi golin e katër të takimit dhe të parin me fanellën e Skënderbeut. Kjo ishte fitorja e parë në këtë sezon për korçarët me rezultatin 4-0.

Soue

SKËNDERBEU-LAÇI 4-0

Aliti 4′ , Soue 36′ , 56′, Krasniqi 85′

Përfundon takimi në Korçë.

90′ Akordohen 2 minuta shtesë.

85′ GOOOOL Skënderbeu 4-0. I riu Krasniqi ka zëvendësuar denjësisht Souenë duke shënuar golin e parë me fanellën e korçarëve. 


79′ Zëvendësim i tretë te Skënderbeu, largohet Muzaka, në fushë Sabjen Lilaj.

77′ Goli i katër në horizontin e korçarëve, ku Xhejms provoi me një gjuajtje, por topi u ndal nga portieri.

76′ Zëvendësim i dytë te Skënderbeu largohet Soue, në fushën e lojës i riu Krasniqi.

71′ Zëvendësim  te Skënderbeu, largohet Gavazaj, në fushë Sahiti.

68′ Ali Soue kishte të gjitha shanset për të shënuar golin e tretë personal dhe të katërtin e sfidës. Sulmuesi nga Gambia i vetëm përballë Selmanit, ka gabuar duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

62′ Zëvendësim i tretë te Laçi, largohet Eglantin Gjoni, në fushë Jonuzi.

56′ GOOOOL Skënderbeu 3-0. Ali Soue duket se nuk ka të ndalur pas dopietës ndaj Kukësit. Sulmuesi nga Gambia, ka përfituar nga një top i devijuar me kokë nga mbrojtësit e Laçit, duke goditur saktë nga brenda zonës, për të shënuar golin e tretë. 


49′ Mundësi mjaft e mirë për Laçin, Qaqi provon me kokë, por topi përfundon jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë. Laçi kryen 2 zëvendësimie. Largohet Shtubina vendin e tij e ze Zogaj. Largohet edhe Uzuni për Xhixhën.

Përfundon pjesa e par, Skënderbeu-Laçi 2-0

44′ Soue godet nga brenda zonës, por topi ka qenë i lehtë dhe ka përfunduar në duart e portierit Selmani.

40′ Bruno Dita tenton nga distanca, gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit.

36′ GOOOOL Skënderbeu 2-0. Ali Soue shënon të dytin për korçarët. Gjergji Muzaka jep një pasim fantastik për ditën, i cili asiston me kokë për Soue, i cili nuk fal shumë pranë portës duke dyfishuar rezultatin. 

23′ Laçi shënon golin e avantazhit, por për gjyqtarin Xhaja, kemi të bëjmë me një faull ndaj portierit Shehi.

21′ Eskerda provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, topi përfundon jashtë kuadratit.

17′  Pas një kobinimi me Muzakën, Vangjeli kroson në zonë nga e djathta, por  shumë lart për Soue.

4′ GOOOL Skënderbeu 1-0. Fidan Aliti shënon me kokë pas krosimit nga e djathta e Muzakës. Goli i parë i mbrojtësit kosovar me fanellën e korçarëve. 

 

1′ Ka nisur takimi, Skënderbeu shkelmon topin e parë nga qendra.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Nimaga, Muzaka, Dita, Xhejms, Gavazaj, Soue. Trajner: Ilir Daja.

Laçi: Selmani, Fangaj, Lulaj, Qaqi, Sefgjinaj, Gjoni, Bardhi, Eskerda, Shtubina, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani.

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura