VIDEO/ Një penallti e dyshimtë i jep Kupën Skënderbeut, korçarët realizojnë dopietën e sezonit

May 27, 2018 | 20:58
SHPËRNDAJE

Skënderbeu është shpallur edhe kampion i Kupës së Shqipërisë, pasi më parë kishte siguruar edhe fitimin e Kategorisë Superiore. Korçarët mundën në finale, Laçin me shifrat e ngushta 1-0.

Skenderbeu

Një penallti e fituar nga Xhejms, por shumë e diskutuar, pasi ishte në limitet e hyrjes së zonës, ka vendosur takimin. Laçianët protestuan shumë, por gjyqtari Hamiti pasi u konsultua edhe me asistentët vendosi për penallti. Lilaj nuk gaboi nga 11 metra. Deri në fund, ekipi i Dajës menaxhoi rezultatin, dhe arriti dopietën e këtij sezoni.

Capture

Skënderbeu-Laçi 1-0

GOL: Lilaj 67′ pen.

KK: Radas 93′ (2V)

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Skënderbeu-Laçi 1-0

94’ Harkim në zonën e Skënderbeut, realizojnë kurbinasit, por anësori vendosi për pozicion jashtë loje.

93’ Radas ndalon Shtubinën, dhe merr kartonin e dytë të verdhë, e del me të kuqe.

90′ 4 minuta shtesë.

89’ Mezani kryen edhe zëvendësimin e fundit. Futet Xhixha, largohet Sefgjini. Ndërrim edhe te Skënderbeu, në lojë Dente, del Gavazaj

88’ Lushkja merr një top të pasaktë nga Osmani, në kundërsulm futet në zonë, por Radas mbyll mirë.

85’ Gavazaj ka një mundësi të mirë teksa lëviz drejt portës, godet por mbi traun e portës.

84’ Tjetër zëvendësim i Mezanit. Nxjerr Nikën, futet Shtubina.

80’ Karton i verdhë për Kristi Vangjelin, për ndërhyrje nga mbrapa ndaj Uzunit.

77’ Dita futet në fushë për Skënderbeun, largohet Nimaga.

67’ GOOOL Lilaj shënon nga penalltia.

64’ Gjyqtari Hamiti akordon një 11-metërsh, për një ndërhyrje të Gjonit ndaj Xhejms, në limitet e hyrjes së zonës. Pas konsultimit me gjyqtarin Jorgji pas porte, Hamiti vendos për penallti.

62’ Provon edhe Nimaga nga largësia, por pa shënjestrën e duhur.

60’ Top i lartë për Rexhinaldon, por Shehi i vëmendshëm del dhe largon me këmbë.

58’ Karton i verdhë edhe për Radas, që ndal Uzunin.

56’ Është Rexhinaldo që provon tani nga një distancë tejet e largët, topi pak jashtë shtyllës.

53’ Mezani kryen zëvendësimin e parë. Del Eskerda, futet Kallaku.

52’ Asist fantastik nga Xhejms për Gavazajn, por Selmani bën heroin duke pritur shumë pranë.

49’ Ndërhyn rëndë Fangaj ndaj Xhejms në mesfushë, Hamiti e ndëshkon me karton të verdhë.

48’ Nika harkon një top në zonë, Rexhinaldo godet me kokë, por pa koordinimin e duhur.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Skënderbeu-Laçi 0-0

45′ 2 minuta shtesë.

44’ Eskerda harkon bukur në zonë, por Uzuni nuk mund ta kapë topin për ta shtyrë drejt rrjetës.

40’ Pëson një dëmtim mbrojtësi Vangjeli, por vazhdon ndeshjen.

39’ Vangjeli shërben nga e djathta për në qendër për Nimagën, ky i fundit godet, por Gjonaj ndalon goditjen që shkonte drejt portës.

37’ Xhejms depërton bukur mes mbrojtjes së Laçit, por në fund goditja e tij përfundon jashtë.

34’ Xhejms kundërpërgjigjet me një goditje nga distanca, por Selmani pozicional, dhe ndalon pa shumë probleme.

33’Rexhinaldo ka një rast të mirë në hyrje të zonës pas një topi të Fangajt, por goditja lë shumë për të dëshiruar, e cila kontrollohet nga Shehi.

26’ Soue ul një top për Muzakën në zonë, por Selmani del menjëherë, dhe Gjergji Muzaka nuk arrin dot të çojë topin në rrjetë.

24’ Protesta nga ana e korçarëve, për një faull në mesfushë, gjyqtari Hamiti ndëshkon Osmanin me të verdhë.

23’ Lushkja lëshon një të djathtë, por topi përplaset në kokën e Radas, i cili bie në tokë nga goditja e marrë.

18’ Provon Vangjeli nga një distancë e largët, por topi shumë jashtë kuadratit.

13’ Radas hedh një top të gjatë për Souenë, por Selmani lë zonën e tij dhe me kokë largon topin.

11’ Depërtim i Xhejms pranë zonës së Laçit, ndalohet me faull nga Fangaj në një vend të rrezikshëm.

8’ Top i lartë në zonë nga goditja e dënimit, por Nimaga godet me kokë jashtë kuadratit.

8’ Muzaka niset vrullshëm në të djathtën e sulmit, por ndalohet me faull.

2’ Menjëherë rast për Xhejmsin, por Selmani del dhe kap topin. Mbetet edhe i dëmtuar nga nigeriani.

1′ Nis finalja në Elbasan.

 

FORMACIONET

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Mici, Lilaj, Nimaga, Muzaka, Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja, Eskerda, Nika, Rexhinaldo, Uzuni. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtarë: E.Hamiti, E.Barushi, D.Rexha, R.Çokaj

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura