VIDEO/ Merr fund ëndrra europiane, Laçi eliminohet në turin e dytë nga Molde

Aug 2, 2018 | 18:52
SHPËRNDAJE

Laçi u mund edhe në ndeshjen e dytë në turin e dytë në Europa League. Pasi eliminuan qipriotët e Anorthosis në turin e parë, ndaj Moldes në turin e dytë, gjithçka ishte më e vështirë. Takimi i parë ishte mbyllur me fitoren e norvegjezëve 3-0.

bandicam 2018-08-02 18-50-10-710

Ndërkohë, në ndeshjen e kthimit në Laç, Molde fitoi përsëri, këtë radhë me shifrat 2-0. Golat u shënuan të dy në pjesën e parë, në fillim Aursnes ne penallti në minutën e 41-të, ndërsa më pas Strand 4 minuta më vonë.

Mbyllet këtu aventura europiane e Laçit, që tashmë do i duhet të mendojë për finalen e Superkupës ndaj Skënderbeut.

 

 

Laçi-Molde 0-2 (0-3)

GOL: Aursnes pen. 41′, Strand 45′

 

KOMENTI

Mbyllet takimi. Laçi-Molde 0-2

90’ 2 minuta shtesë.

88’ Uzuni provon nga më shumë se 20 metra, dhe kap në befasi portierin, të cilit i rrëshket topi nga dora dhe e çon në goditje këndi.

81’ Laçi kryen edhe zëvendësimin e tretë dhe të fundit. Kendes i lë vendin Ujkës.

76’ Vetëm disa sekonda në fushë, Bushi humb një rast të artë nga brenda zone, pas shërbimit nga Hoxhallari.

76’ Prenga kryen edhe zëvendësimin e tij. Fangaj largohet për Bushin.

75’ Xhejms provon me një kthesë nga brenda zone, por Selmani pozicional ndal goditjen.

73’ Largohet nga fusha e lojës Marko Radas, trajneri Prenga hedh në fushë Shtubinën.

70’ Ndalesë e lojës edhe në pjesën e dytë. Skuadrat shkojnë drejt pankinave për t’u freskuar nga temperaturat e larta.

60’ Dy ndërrime tek norvegjezët e Moldes. Sulmuesi Kima largohet, në fushën e lojës Xhejms. Ndërkohë, del edhe Eikrem, futet Cibicki.

53’ Dalje e shpejtë e Moldes, shërbehet Kima, por gjuajtja e tij fluturimthi nuk shkon drejt portës.

46’ Zëvendësim në radhët e Moldes. Sar i lë vendin Seuekanbo.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Laçi-Molde 0-2

45’ 3 minutë shtesë në pjesën e parë.

45’ Shënon edhe golin e dytë Molde. Selmani nuk grushton si duhet, dhe Strand përfiton nga brenda zone.

 

41’ Nuk fal nga 11 metra Aursnes, Molde zhbllokon avantazhin.

40’ Penallti për Molden. Radas pengon në zonë sulmuesin Kima. Arbitri nuk ka dyshime, i verdhë për Radas dhe penallti.

38’ Uzuni merr një top dhe godet nga jashtë zonës me të majtën, por shënjestra lë shumë për të dëshiruar.

32’ Kendes shërbehet mirë në hyrje të zonës nga Eler, por në momentin e fundit, shërben keq për Uzunin, duke hequr një mundësi të mirë shënimi.

30’ Goditje të dënimi për Molden, gjuan fort Aursnes, por pa shënjestrën e duhur drejt portës.

25’ Ndalet për pak çaste loja. Futbollistët e të dyja ekipeve freskohen me ujë, prej temperaturave të larta.

20’ Rast i shkëlqyer për Molden, por gjuajtja e Aursnes shkon shumë mbi traun e portës.

13’ Rast për Kimën në zonën e Laçit, por gjuajtja e tij pa rrezik për Selmanin.

10’ Molde nis të dalë në përpara në sulm, goditja e parë nga këndi për norvegjezët.

3’ Menjëherë në sulm Laçi, një harkim nga e majta në zonën e Moldes, dhe portieri në e ka të vështirë të kontrollojë topin, por në dy kohë mbyll gjithçka.

1′ Nis takimi në Laç.

 

LAÇI: Selmani, Hoxhallari, Radas, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Jonuzi, Uzuni, Kendes.

MOLDE: Linde, Gabrielsen, Forren, Gregersen, Haugen, Strand, Sarr, Volf Eikrem, Aursnes, Çima, Mostrom.

Laci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura