VIDEO/ 5 shqiptarë në stol, Lacio shpërthen me spektakël ndaj Napolit

Dec 20, 2020 | 22:57
SHPËRNDAJE

Lacio është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-0 Napolin, në atë që ishte kryendeshja e Serisë A për xhiron e 13-të.

immobile.lazio.gol.napoli.2021.750x450

Ishte i zakonshmi Çiro Imobile, i cili kaloi lacialët në avantazh, duke shënuar në minutën e 9’, ku pas një krosimi perfekt të marrë nga Marusicc gjuan bukur me kokë dhe topi ndalet në rrjetë. Pas kësaj Napoli u përpoq të reagojë, duke tentuar të barazonte rezultatin, por pa sukses.

Pjesa e dytë nisi përsëri me gol, pasi ishte Luis Alberto i cili shënoi golin e dytë për Lacion, pas një asisti nga Imobile. Napoli e kishte thuajse të pamundur të gjente të paktën një gol dhe Lacio e Inzagit mori kështu një fitore të rëndësishme, që i ngjit ata në vendin e 8-të me 21 pikë, ndërsa Napoli mbetet i pesti me 23 pikë.

Tek të dyja skuadrat për ndeshjen e sotme ishin 5 shqiptarë, Strakosha, Muriqi dhe Alia te Lacio dhe Hysaj me Rrahmanin te Napoli, të gjithë e nisën nga stoli.

FT: LACIO-NAPOLI 2-0

GOLI I LUIS ALBERTOS: 

GOLI I ÇIRO IMOBILES: 

 

FORMACIONET ZYRTARE:

LACIO: Reina, Açerbi, Radu, Felipe Ruiz, Lazari, Murisiç, Eskalante, Luis Alberto, Milinkoviç-Saviç, Kaisedo, Imobile.

NAPOLI: Ospina, Mario Rui, Kulibali, Maksimoviç, Di Lorenco, Zielinski, Bakalojo, Fabian Ruiz, Lozano, Politano, Pentanja.

Formacionet zyrtare

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura