Vdekja e Nexhmije Hoxhës/ “Nëna monstër, gruaja me shpirt terroristeje”- Reagon Sali Berisha: Rama ishte projektuar për kryetar të PD-së, por…

Feb 28, 2020 | 16:28
SHPËRNDAJE

Sali Berisha-Nexhmije HoxhaNga Sali Berisha

De mortibus aut bene aut nihil! (per te vdekurit mire ose asgje)

Ne vend te nje ngushellimi per Edvin Kristaq Xhelatin!

Miq, kjo aksiome e lashte dhe e mençur latine eshte e pershtatshme per njerezit mekatare dhe vdekatar. Por kjo aksiome nuk vlen, nuk mund te aplikohet kurre per monstrat e njerezimit si Hitleri, Stalini, Pol Poti, Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftes se Dyte Boterore as dhe bashkeshorten e tij monster, Nexhmije Hoxha, nena shpirterore politike e Edvin Kristaq Xhelatit.

Keto pak rreshta po i shkruaj per dy arsye. Se pari per t’ju rikujtuar shqiptareve se vertet nenat tona kane lindur vajza, bije si Shenjtoren Nene Tereza, qe me virtutet dhe permasat e pakufishme te shpirtit te saj pushtoi zemrat e qytetareve te botes, dhe si askush tjeter meritoi titullin e nenes se mbare njerezimit.

Por shqiptare është edhe vajza, gruaja, nena monster, unike ne rruzullin tokesor me emrin Nexhmije Hoxha. Gruaja dhe vajza me fytyre njerëzore, me shpirt terroristeje, si asnje femer tjeter me zemer te lige sa vet ligesia, ishte per 45 vite bashkautore ne te gjitha krimet e luftes dhe krimet kunder njerezimit, genocidin dhe infanticidin, skllaverine shteterore dhe hiperkolektivizimin, izolimin dhe indoktrinimin, vdekjet nga uria qe bashkeshorti i saj ushtroi me kliken e tij terroriste ndaj popullit shqiptar.

Ne kete aspekt çdo krahasim tjeter i saj me personazhe nga letersia apo dhe jeta reale eshte i pavlere perveç titullimit te saj “monstra e kombit dhe mbare njerezimit”. Ajo per dekada me radhe ndau me Hitlerin shqiptar te Pasluftes si nje kopje apo Hitlerice çdo vrasje, ekzekutim, torture, burgim, internim te dhjetra mijra burrave, grave, vajzave, te rinjve, te moshuarve, femijeve te pafajshem te Shqiperise.

Me kete raste do te quaja nenën shpirterore te Edvin Kristaq Xhelatit, duke perifrazuar Bernar Hanrry Levin, nje barabare me fytyre njeriu.

Duke denuar dhe nje here me forcen me te madhe barbarite e Hitlerices, gruas monster te njerëzimit, denoj gjithashtu qendrimin e birit te saj shpirteror Edvin Kristaq Xhelati per qendrimin e tij ndaj saj. Se dyti miq, kam ndjekur me vemendje qendrimin e Edvin Kristaq Xhelatit duke ditur lidhjet e tij shpirtërore me monstren, e cila sipas burimeve me te besueshme te familjes se saj, e kishte caktuar djalin e zëvendësit te saj Kristaq Xhelati per kryetar te opozitës, Partise Demokratike te Shqipërisë.

Kete akuze publike Edvin Kristaq Xhelati nuk e përgënjeshtroi kurre ndonjehere. Keto dite, ne detyrim ndaj nenes se tij shpirtërore ai beri gjithçka nëpërmjet lepiresve te tij, trinjakeve ne ligesi dhe servilizëm, mafiozeve Arben Malavita, Karlo Malavita, Ymer Çorapja, qe ne mediat e tyre te zbutej dhe miresohej e pafajsohej e ti behej make-up sa me shume ne ERTV-te 2-4 te tyre Hitlerices shqiptare te Pasluftes se Dyte Boterore, monstres se njerezimit, nenes shpirterore te Edvin Kristaq Xhelatit, barbares me fytyre njeriu, Nexhmije Hoxhes duke treguar edhe nje here veten bir bastard i etreve te tij mizore!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura