Vajza i kërkoi djalit të lidhet me litar si nëpër filma…pastaj e goditi 5 herë me thikë

| 11:06
SHPËRNDAJE

Vajza 20-vjeçarje M.Gjonaj që qëlloi 5 herë me thikë djalin që tha se donte ta përdhunonte rezulton të ketë udhëtuar larg nga fshati i saj, deri sa është përballur me djalin.

Grupi hetimor ka dyshime se ata kanë qenë të lidhur dhe se vajza e ka menduar atë që do bënte.

M.Gjonaj, e arrestuar për plagosje
M.Gjonaj, e arrestuar për plagosje

‘Panorama’ shkruan sot se kishte udhëtuar nga fshati Prosek, ku jetonte me prindërit e saj deri në Kodër- Rrëshen për t’u takuar me 24-vjeçarin Severjan Tusha.

Ky mendohet ta ketë pritur atë në fshatin e tij, për t’u takuar në një zonë të pyllëzuar, 1 km larg banesës së tij.

Burimet nga grupi i hetimit që po merren me zbardhjen e ngjarjes dyshojnë se vajza ka pranuar që të kryejë marrëdhënie intime me djalin, por me kusht.

Mësohet se ajo i ka kërkuar atij që të lidhet me një litar nga duart, si nëpër filma, për të realizuar qëllimin. Por, duket se kjo i ka shërbyer vajzës për të kryer planin.

Në momentin që djali ka pasur duart e lidhura pas një peme, e reja ka qëlluar në drejtim të 24- vjeçarit disa herë me thikë.

Ndërsa ishte me plagë në trup, Tusha i është kundërpërgjigjur asaj, duke e qëlluar me shkelma në fytyrë e kokë.

Në përleshje e sipër, djali është qëlluar 5 herë me thikë në trup, ndërsa e reja ka marrë plagë në kokë.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

2 KOMENTET

Comments are closed.