“Unë e mora prapë mandatin”, Dash Shehi: S’jemi mrekullia dhe pa huqe, por ky zotëria që duam të përzëmë…

Feb 21, 2019 | 11:10
SHPËRNDAJE

“Unë e mora prapë mandatin”. Kështu e ka nisur fjalën e tij para protestuese të mbeldhur para Kuvendit, kreu i LZHK-së, Dash Shehi i cili është pritur me ovacione dhe brohoritje teksa hipi në podiumin e improvizuar.

Dash-shehi1

“Ky zotëria që duam të përzemë është e keqja më e madhe që na ka ra këto 30 vjet. As ne nuk jemi mrekullia, shkëlqimi, pa huqe por si ky nuk i kishte ra Shqipërisë prandaj duhet ta përzejmë. Ky që bredh poshtë e përpjetë Shqipërisë duke hudh helmin kundër shqiptarëve, ky që pretendon të bashkojë Shqipërinë me Kosovën do të ndajë dhe Shqipërinë nëse e lëmë, por nuk kemi për ta lënë kjo rrugë është e gjatë dhe e vështirë, por nuk a kthim mbara dhe nuk kemi rrugë tjetër”- tha ai.

Dash-shehi

Më tej, Shehi deklaroi: Edhe këtë duhet t’ua sqarojmë shqiptarëve dhe ndërkombëtarvëe, se kjo bëhet për të mirën e vendit nuk kemi rrugë tjetër nuk na kanë lënë shteg. Do vijë dita që ti kthehemi asaj sallës por duhet i kthemi si burrat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura