U vra me breshëri plumbash brenda një lokali, momenti kur trupi i 19-vjeçarit hipet në ambulancë për t’u çuar drejt morgut

Sep 18, 2022 | 21:25
SHPËRNDAJE

Një vrasje me armë zjarri tronditi mbrëmjen e kësaj të diele qytetin e Shkodrës, ku u ekzekutua në ambientet e një lokali nëj 19-vjeçar i identifikuar si Erjon Xhenje.

I riu u qëllua nga persona të maskuar me breshëri plumbash teksa ndodhej në ambientet e një bari në bulevardin “Bujar Bishanaku”.

Në vendngjarje janë rreth 30 gëzhoja pistolet ndërkohë që një motoçikletë dhe armë e krimit u gjetën të djegura në lagjen Guerrile të qytetit.

Në videon e mësipërme gjendet dhe momenti kur trupi i 19-vjeçarit hipën në autoambulancë për tu transportuar drejt morgut.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura