Transportuan me gomone emigrantë drejt Italisë, pranga dy skafistëve nga Vlora (FOTO/VIDEO)

| 16:29
SHPËRNDAJE
 

Një gomone me 36 emigrantë u kap teksa i afrohej brigjeve të Ciolo-s, ndërsa një tjetër me 37 emigrantë të paligjshëm u gjet në tokë. Ky është bilanci i zbarkimit të dyfishtë ndodhur natën në Capo di Leuca, ku Guardia di Finanza dhe Autoriteti Portual kanë bllokuar 73 emigrantë dhe kanë arrestuar dy skafistë shqiptarë, bën me dije media italiane.

Pamje nga operacioni i policisë italiane

Të arrestuarit janë një 42-vjeçar dhe një 28-vjeçar nga Vlora, të cilët akuzohen për trafik të paligjshëm emigrantësh.

Emigrantë që mbërritën në Itali me gomone

Sipas medias italiane çdo gjë ka ndodhur mbrëmë natën, kur autoritetet italiane kanë vënë re një gomone në kanalin e Otrantos, që ishte drejtuar drejt shkëmbinjve të Salento-s. Dhe duke dyshuar se në të ka emigrantë të paligjshëm, ka nisur përgjimin e mjetit lundrues në det, duke e shoqëruar pastaj në portin e “Citta dei Martiri”.

Emigrantë që mbërritën në Itali me gomone

Në bord ishin 36 emigrantë, me shtetësi siriane (duke përfshirë gra dhe fëmijë).

Vetëm një orë më parë, policia italiane kishte arritur të gjejë 37 emigrantë të tjerë të paligjshëm, nga Somalia. Në rastin e parë, trafikantët ishin treguar më të zotë, ose policia më me pak fat, sepse gomonja tjetër kishte arritur të zbarkonte në bregdet, pa u diktuar nga askush. Sipas medias italiane pasi skafistët kanë zbritur njerëzit e dëshpëruar në errësirë janë rikthyer në det.

Emigrantë që mbërritën në Itali me gomone

Helikopteri i policisë të Barit ka nisur monitorimin, teksa gomomja me shpejtësi të plotë i ishte drejtuar ishullit grek të Korfuzit.

Të gjithë emigrantët janë transferuar në qendrën pritëse “Don Tonino Bello” të Otrantos, ku ata do t’i nënshtrohet procedurave rituale të identifikimit.

Dyshohet se gomonet ishin nisur në lundrim nga brigjet e Greqisë.

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

2 KOMENTET

Comments are closed.