“Tirana humbi një artist brilant shumëdimensional”, Bashkia i organizon ceremoninë e varrimit piktorit të njohur Maks Velo

May 7, 2020 | 18:59
SHPËRNDAJE

Arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Velo ishte i shtruar prej disa ditësh në QSUT, pasi vuante nga anemia. Burime për Panorama thanë se organizmin për funeralin e piktorit do e bëjë Bashkia e Tiranës.

96872671_2988164987896421_5257191694318698496_o

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi përmes një postimi në rrjete sociale, ku vlerëson figurën e arkitektit të njohur.

Veliaj thekson se Tirana humbi një nga qytetarët e saj më të mirë, një artist brilant shumëdimensional, që na la si pajë vepra ikonike në qytet.

“Maks Velo ishte nga ato mendje të bukura që i dha kaq shumë arkitekturës dhe artit shqiptar, pikturës dhe letërsisë.

Tirana humbi një nga qytetarët e saj më të mirë, një artist brilant shumëdimensional, që na la si pajë vepra ikonike në qytet. Faleminderit Maks! Ngushëllime nga zemra familjes”, shkruan Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura