“Të rrëzojmë qeverinë ose këtu s’jetohet”/ Shtohen zërat e protestuesve: Kemi 100 arsye për t’u derdhur në rrugë. Të kujtohen vitet ’90 me largimet masive të të rinjve

Nov 11, 2022 | 8:41
SHPËRNDAJE

Zërat e qytetarëve sa vijnë e shtohen në mbështetje të protestës së 12 nëntorit, të paralajmëruar nga opozita.

zeri i protestuesve

Qytetarët thonë se jetesa për ta bëhet çdo ditë e më e papërballueshme me çmimet gjithnjë në rritje, ndërsa si rrugëdalje shohin vetëm largimin nga vendi, ose përmbysjen e këtij pushteti.

“Kam ardhur në Shqipëri duke dëgjuar Edi Ramën që do t? bëjë Shqipëri. Dhe unë zgjodha të rris kalamajtë në vendin tim, por po mendoj të iki. Ja shikoji ato zotërinjtë atje që dalin të më gjobisin mua. Edi Rama do ta bëjë shtetin me mua që marr 350- 400 mijë lekë në muaj”, thotë një mesoburrë teksa tregon me gisht policët në terren. “Më thuaj si t’i rris kalamajtë, si të jem krenar për atdheun. Për Shqipërinë u ktheva, por është e vështirë këtu”, shprehet me keqardhje një qytetar.

PRONONCIMET

Krahas të rinjve që ia kanë mbathur nga sytë këmbët, ka të moshuar, të cilët e kanë më të vështirë përballjen dhe s’kanë shumë rrugëzgjidhje. Kanë siguruar një çati mbi krye dhe me punën që kanë bërë ndër vite dhe kontributet e hedhura në arkën e shtetit nuk përballojnë dot jetesën. Krejt ndryshe nga sa duhej të ndodhte.

“S’jetohet këtu. Me çfarë do jetojmë. E tmerrshme, mbetëm fillikat. Unë 100 mijë lekë pension marr. Burrin e çoj te spitali ‘Nënë Tereza’ me sëmundje të gjakut në kat të tretë muaj për muaj. 130 mijë lekë merr dhe ai. Me çfarë do t’i përballoj shpenzimet?! Një ilaç që mungon e blej 60-70 mijë lekë se s’i ka spitali”, thotë një e moshuar që banon pranë Kthesës së Kamzës.

Të tjerë si ajo detyrohen të punojnë edhe pasi kanë dalë në pension si të vetmen mënyrë për të siguruar një standard minimal. Krejt e revoltuar, një grua e sapodalë në pension thotë se ka shpenzuar për një ditë të vetme çerekun e të ardhurave që merr për një muaj nga pensioni.

“Ç’të bëj më parë me 150 mijë lekë pension, 20 mijë lekë i kam vetëm këtu nëna. Tre fëmijë kam dhe të tre i kam jashtë shtetit. Unë vetë me gjithë burrë mezi jetoj. Im shoq edhe në pension edhe në punë e sërish nuk na dalin për të jetuar”, shton ajo dhe ngjashëm shprehet edhe një tjetër duke lënë të kuptojmë kështu që nuk kemi të bëjmë me diçka të izoluar, por një fenomen masiv, shpopullimin e vendit nga të rinjtë.

“Tani për ne është katastrofë. I kam të gjithë fëmijët jashtë vendit dhe më dhimbsen dhe këta të tjerët që po ikin, se të mitë kanë lënë vendin me kohë. Kemi ngelur vetëm.

Me një pension normal që s’e përballoj se më një pension 101 mijë lekë ç’të bëjë nëna?! Një qytetar, kur pyetet nga kamera e “News 24”, e ka të vështirë të japë vetëm një arsye përse gjërat nuk shkojnë në vendin tonë.

“Nuk bëhet fjalë për një, por janë shumë të këqija nga kjo qeverisje. Po tregohen shumë kriminelë me popullin me këto çmime. Na e futën në dhe na futën”. Një i ri pohon me zë e figurë fatkeqësinë e tij, punën dhe jetën larg familjes që ka krijuar.

Në ditët që ka ardhur për t’u çmallur me të shtrenjtit e tij, do të marrë pjesë edhe në protestë, duke dhënë kontributin e tij në ndryshimin e kësaj situate.

“Ne jemi duke lënë gratë e kalamajtë dhe po ikim në kurbet. Çmimet që janë këtu në Shqipëri janë shumë të larta. Ne jetojmë jashtë, punojmë atje, por nuk vijmë të jetojmë në Shqipëri se nuk ka vlerë leku këtu. Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë. Do jemi në protestë për çmimet, naftën, taksat. Më kujtohet viti ’90 me largimin e të gjithë të rinjve”.

Teksa ka dalë për të blerë ato pak ushqime që mundet, duke i ngarkuar në një motor të vogël, një xhaxha shpreh revoltën ndaj qeverisë për rritjen galoponte të jetesës.

“Duhet më dalë me patjetër në protestë. Unë këtë motor kam, se s’kam makinë, por dhe kjo duhet mbushur me benzinë. Pa punë, pa asgjë. Duhet të ngrihemi në protestë, s’ka rrugë tjetër. Largimi i të rinjve ndikon tek të gjithë”.

Handikapi më i madh është se pensionet nuk kanë njohur rritje, por vetëm çmimet. Dhe qytetarët janë të vetëdijshëm se qeveria i ka mundësitë, por nuk i mbështet.

“Me 100 mijë lekë nuk përballohen as dritat, as ujë. Mua aq s’më dalin për ilaçe. Ku t’i marr unë? Mezi po hamë bukë, jo më me rritë ushqimet. Unë jam invalidë dhe nuk më kanë shtuar asnjë lekë. Qeveri koti, më e korruptuar s’ke ku e gjen”, thotë një pensioniste.

Të gjithë janë në një mendje për t’u bashkuar në protestën e të shtunës. Arsyet janë me dhjetëra. “Shumë keq dhe me prishjen e shtëpive pa dokumente, pa legalizime. Për mua është katastrofë. Unë jetoj jashtë vendit, marr 1400 euro asistencë sociale dhe sërish nuk jam i kënaqur. Këtu në Shqipëri me 120 mijë lekë pension ç’do bësh?!

Protesta është e vonuar. Një orë e më parë duhet përmbysur ky sistem. Jam invalid. Nuk gjej asnjë derë të hapur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura