Sulmi në Këln/ “Mes agresorëve kishte dhe azilkërkues shqiptarë”

Jan 8, 2016 | 21:07
SHPËRNDAJE

Deri tani viktimat e ngacmimeve seksuale në Këln të Gjermanisë kanë folur për agresorë arabë dhe nga kontinenti afrikan. Por, një avokate nga Këlni, i është bashkuar grupit të njerëzve që thonë se përshkrimi i ngjarjes nuk është i plotë, raporton “The Guardian”.

3,w=559,c=0.bild

Mehdi Labidi, gjermano-tuniziane thotë se, nga bisedat që ka pasur me klientët e saj, i kanë treguar se mes ngacmuesve seksualë, natën e ndërrimit të viteve, kishte dhe shqiptarë.

“Klientet me të cilat kam folur, që ishin në stacionin e hekurudhës më kanë thënë se ishin të përfshirë dhe persona nga Shqipëria, Mali i Zi, Siria dhe Iraku”, thotë avokatja.

Ndërkohë, ministri gjerman i Drejtësisë ka bërë të ditur se të gjithë azilkërkuesit që janë përfshirë në këto sulme do të dëbohen nga Gjermani. Incidente të ngjashme kanë ndodhur dhe në disa qytete të tjera në Gjermani.

Gjithashtu, përveç sulmeve të ndodhura në këtë vend, ka raporte nga policia se sulme të tilla ka pasur dhe në Finlandë dhe Suedi.

Ndërkohë që policia gjermane thotë se shumica e agresorëve janë azilkërkuese, një shqiptar duke folur për AFP-në thotë se, ngjarja mund të kthehet kundër tyre.

Asim Vllaznimi tregon se reagimi i parë i familjes së tij pasi dëgjuan lajmin ishte: “Tani gjermanët do të na urrejnë”. “Është e turpshme ajo që ndodhi atje”, thotë babai i katër fëmijëve.

Familja e tij është larguar nga Shqipëria për shkak të diskriminimit pasi i përket minoriteti rom. “Nuk jemi njerëz të këqinj, thjeshtë duam një jetë më të mirë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura