VIDEO/ Valencia mposht Realin mes tensionit, madrilenët e Ançelotit zbresin në vendin e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 20:40

VIDEO/ Valencia mposht Realin mes tensionit, madrilenët e Ançelotit zbresin në vendin e tretë

Valencia triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Realit të Madridit me rezultatin 1-0, në një duel të tensionuar që i pati thuajse të gjitha. Goli i Lopez në minutën e 33-të, i siguroi 3 pikë të arta vendasve, ndërkohë që pjesa e dytë u shoqërua me ndalesa të shumta, teksa gjyqtari lejoi që të luhej deri në minutën e 107-të. 

 FwrA-IkWwAM7cOr

Fillimisht në minutën e 73-të, ndeshja u ndërpre për ofendime raciste të tifozëve të Valencias ndaj Vinicius Zhunior, teksa kjo situatë duket se rëndoi psikologjisht futbollistin brazilian, që në minutën e 90+7 u ndëshkua me karton të kuq për goditje të kundërshtarit.  

 

Me këtë disfatë Reali i Madridit ka zbritur në vendin e 3-të me 71 pikë në 35 ndeshje një më pak se Atletiko Madrid që ka rrëmbyer vendin e dytë. Ndërkohë situatë komode për Valencias pas këtij suksesi. Skuadra e trajnerit Baraja, i është larguar ndjeshëm zonës së ftohtë, duke u pozicionuar momentalisht në vendin e 13-të me 40 pikë.  

renditjaaa

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Vinicius provokon tifozët dhe godet me grusht kundërshtarin, kaos në fund të Valencia-Real Madrid

VIDEO/ Ofendimet raciste ndaj Vinicius Zhunior, shikoni çfarë ndodh në duelin Valencia-Real Madrid

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"