VIDEO/ Vinicius provokon tifozët dhe godet me grusht kundërshtarin, kaos në fund të Valencia-Real Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 20:45

VIDEO/ Vinicius provokon tifozët dhe godet me grusht kundërshtarin, kaos në fund të Valencia-Real Madrid

Ndeshja mes Valencias dhe Real Madrid është mbyllur mes kaosit. Shkak është bërë një incident tjetër me protagonist Vinicius, i cili kishte qenë objektiv i fyerjeve raciste gjatë të gjithë ndeshjes nga tifozeria vendase.

sdfsdfdfssdffss

Braziliani po zëvendësohej nga Ançeloti dhe duke dalë nga fusha, nuk u përmbajt më. Ai bëri me shenjë ndaj tifozëve që ekipi i Valencias do të binte nga kategoria. Kjo solli reagimin e lojtarëve të Valencias, të cilët iu vërsulën futbollistit të Realit, ndërsa Hugo Duro e kapi nga fyti brazilianin.

Vinicus iu kthye duke e goditur me grusht në fytyrë teksa i ndanin dhe kjo ndezi edhe më shumë gjakrat, me pankinat e të dy skuadrave që u përfshinë.

Në fund, gjyqtari pa edhe pamjet me VAR dhe vendosi t’i tregonte të kuqin brazilianit, duke mbyllur në një mënyrë të pazakontë ndeshjen për skuadrën e Ançelotit, në një javë për t’u harruar për madrilenët të cilët dolën edhe nga Liga e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"