VIDEO/ Ndeshje pa shumë histori, Bajerni “likuidon” Lacion edhe në ndeshjen e kthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2021 | 23:40

VIDEO/ Ndeshje pa shumë histori, Bajerni “likuidon” Lacion edhe në ndeshjen e kthimit

Mbyllet ndeshja Bajern Mynih-Lacio me fitoren 2-1 të gjermanëve që arrijne të kualifikohen në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

dfaa92a6c5fca1601e0aed1d3fa31eeeo2

Një ndeshje pa shumë histori , me bavarezët që vinin pas një fitoreje të thellë 4-1 në “Stadio Olimpiko”, duke ia dalë të fitojnë dhe në shtëpinë e tyre.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili e nisi si titullar ndeshjen nuk arriti të lërë gjurmë sonte dhe u zëvendësua në minutën e 55’ të lojës, teksa arriti të bëhej protagonist në golin e parë të Bajernit, ku pas një krosimi në zonë, pengon lojtarin bavarez dhe shkakton penallti, e cila ekzekutohet nga sulmuesi polak, Levandovski në minutën e 33’ të ndeshjes.

Gjermanët dyfishuan shifrat në minutën e 73’ me anë të Çupo-Moting, ndërsa për lacialët shënoj Parolo në minutën e 82’, një gol ky vetëm për statistika pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të gjermanëve të cilët kalojnë në çerekfinale dhe shihen si një prej favoritët kryesor të fitimit të Ligës së Kampionëve.

FT| BAJERN-LACIO 2-1

Levankovski 33′, Çupo-Moting73’/ Parolo 82′

Penalltia e shkaktuar nga Muriqi:

FORMACIONET ZYRTARE:

BAJERN MYNIH: Nubel, Pavard, Kimish, Alaba, Hernandez, Boateng, Kimish, Gorecka, Gnabri, Sane, Myler, Levandovski. Trajner: H.Flik

LACIO: Reina, Radu, Açerbi, Murisiç, Laxari, Fares, Eskalante, Milinkoviç-Saviç, Luis Alberto, Korea, Muriqi. Trajner: S.Inzagi.

Bajern

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"