VIDEO/ Ndeshja pa shumë histori, Sitit i mjaftojnë 18 minuta ndaj Gladbahut. Anglezët kualifikohen në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2021 | 22:50

VIDEO/ Ndeshja pa shumë histori, Sitit i mjaftojnë 18 minuta ndaj Gladbahut. Anglezët kualifikohen në Champions

Mançester Sitit i kanë mjaftuar vetëm 18 minutat e para për të mposhtur gjermanët e Borusia Myshengladbah dhe për të prerë biletën për në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.

debruyne.manchester.city.monchengladbach.2020.2021.esultanza.750x450

Pasi kishin triufmuar në ndeshjen e parë me rezultatin 2-0, skuadra e Guardiolës, mori një tjetër fitore me të njëjtin rezultat për të siguruar kualifikimin.  Një gol i De Brojnes në minutën e 13’ dhe një gol i Ilkai Gundogan në minutën e 18’, bënë që anglezët të mos e vendosin për asnjë moment në diskutim kualifikimin për më tej.

FT| Mançester Siti-Borusia M’Gladbah 2-0

De Brojne 13′, Gundogan 18′

Formacionet zyrtare:

Mançester Siti: Ederson, Uaker, Dias, Stons, Gyndogan, Rodri, De Brëjn, Bernardo Silva, Mahrez, Joao Kanselo, Foden

Borusia Monshengladbah: Somer, Zakaria, Turam, Shtindël, Lainer, Hofman, Bensebaini, Ginter, Elvedi, Neuhaus, Embolo

sitiii

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"